Veliaj mbledh administratorët, jep urdhrat e para dhe hedh batuta: Dua 24 raporte për hapësirat e zëna, s’kemi ambicie për gara olipmike

Publikuar tek: politike, më 08:38 05-08-2015 Veliaj mbledh administratorët, jep urdhrat e para dhe hedh batuta: Dua 24 raporte për hapësirat e zëna, s’kemi ambicie për gara olipmike Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranes

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbledhur 24 administratorët e njësive bashkiake të Tiranës të cilëve u ka kërkuar të fillojnë punën konkrete. Para së gtjithash Veliaj kujtoi situatën në Tetovë dhe tha se është i gatshëm për ofrimin e çdo lehtësie për të përmbyturit.

Kryebashkiaku bëri me dije se të gjitha shërbimet ndaj publikut do të jenë në katet e para duke u nisur nga vizita e tij personale në një njësi ku ka konstatuar se invalidi me karrocë ngjitej në katin e 4-t.

“Do jem personalisht në 24 njësitë. Pashë kushtet ku punoni. Një zyrë Në katin e katërt që shpërndan karta invaliditeti, e pamundur si mund të ngjtetet një invalid me karrocë në katin e katërt.

Sërbimet ndaj publikut të gjitha në kat të parë. Do kemi një standart fiks që qytetarët të dinë se në cdo zyrë ofrohet shërbimi njësoj. Para se të ofrohemi për të shërtbyer duhet të jemi të arritshëm për qytetarët. Do bëjmë një kërkesë nga inventari i bashkisë, mos kemi skena ku njerëzit të ngrihen me karroca deri në katin e katërt”, tha Veliaj duke u ndalur më pas te një aksion më 4 shtator për pastrimin e Tiranës.

“Pastrimin e Tiranës nga Shën Gjergji deri në Ndroq.  Një muaj kohë për t’u përgatitur, më  4 shtator pastrimi i Tiranës, do t’i ndani me blloqe, me rrugë, nga një palë doreza dhe qese secilit në dorë. Sigurohuni që qyteti të jetë xixë”, u tha kryebashkiaku administratorëve.

“Dua t’ju le një edhe detyrë tjetër. Dua  24 raporte për hapësirat e zëna”, tha Veliaj në përfundim. "Ecja në Tiranë ngjan si një ecje me pengesa por ne nuk kemi ambicie për ndonjë garë olimpike. Brenda javës një inventar të rrugëve, shesheve, e trotuareve të zëna. Ky do të jetë programi ynë”, tha kryebashkiaku i ri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Milo: Nuk besoj se PS do e dhjesë për herë të dytë me ne
Rama rregullon marrëdhëniet me Shpëtim Gjikën, i dërgon një shishe me verë (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.0084478855133057
array(1) { ["section"]=> string(139) "veliaj-mbledh-administratoret-jep-urdhrat-e-para-dhe-hedh-batuta-dua-24-raporte-per-hapesirat-e-zena-s-kemi-ambicie-per-gara-olipmike-17780" }