Veliaj mbron projektin e sheshit “Skënderbej” dhe kujton kundërshtuesit e “Nënë Terezës”: Ishit të parët që çuat fëmijët atje

Publikuar tek: politike, më 10:56 19-04-2016 Veliaj mbron projektin e sheshit “Skënderbej” dhe kujton kundërshtuesit e “Nënë Terezës”: Ishit të parët që çuat fëmijët atje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj diskuton me banorët e njësisë bashkiake numër 9 lidhur me projektin e sheshit “Skënderbej”. Veliaj ka mbrojtur nga aty këtë projekt duke sjellë edhe shembullin e projektit për sheshin “Nënë Tereza”. Kryebashkiaku i kujtoi kundërshtuesve të këtij projekti se në fakt ata ishin të parët që i çuan fëmijët aty.

“Unë e mbaj mend çfarë kundërshtish patëm për sheshin Nënë Tereza. Shqetësimi ynë nuk është ku do rrinë makinat, shqetësimi ynë më i madh është ku do rirnë njerëzit, ata që e kundërshtuan ishin të parët që çuan fëmijët. Krejt papritur në mes të dimrit u rikthyen xhirot, gjërat më njerëzore që kemi harruar ti bëjmë në këtë qytetit”, tha Veliaj duke sjellë sërish në vëmendje problemin e makinave.

“Sigurisht nuk do i shpallim luftë makinave por do i gjemë një zgjidhje alternative, kalonin nga para Muzeut, tani do kalojnë mbrapa muzeut, 50 metra më tutje, nuk ka asgjë...

Të gjithë atyre që i trajtojnë me histeri projektet e bashkisë i themi: shikojini 50 metra më tutje bllok janë”, tha kryebashkiaku ndërsa informoi se sugjerimet për projektin do të priten deri në qershor.

Sa për modelin e “heroit” Veliaj shtoi:

“Ai që ndihmon një autik, ai që ndihmon një të moshuar të kalojë rrugën...ata janë heronjtë tanë. Tirana nuk ka nevojë për këta cuba, jo për këta laca, nuk janë këta heronjtë tanë, këta të fortët”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Të mësosh shqip, siç mësova unë pak greqisht’’, Llalla insinuatë me bisedën e kryeministrit dhe kryepeshkopit
Newsbomb.al zbulon rivalët e Gramoz Ruçit dhe Blendi Klosit. Ja emrat e diskutuar mes socialistëve »
Article Logic
Execution time: 0.02330207824707
array(1) { ["section"]=> string(126) "veliaj-mbron-projektin-e-sheshit-skenderbej-dhe-kujton-kundershtuesit-e-nene-terezes-ishit-te-paret-qe-cuat-femijet-atje-38060" }