Veliaj mbush 36 vjeç. ‘’Gëzuar Lal’’, mikesha e tij i bën urimin e parë të çuditshëm

Publikuar tek: politike, më 10:13 17-12-2015 Veliaj mbush 36 vjeç. ‘’Gëzuar Lal’’, mikesha e tij i bën urimin e parë të çuditshëm

Erion Veliaj sot mbush 36 vjeç. Kryebashkiaku i Tiranës ka sot ditën e lindjes, por e para që e ka suprizuar është kolegia dhe mikesha e tij, kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka.

“Gëzuar lal’’, e uron ajo, teksa publikon një foto me të dhe me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipin.

Në fakt fjalën ''Lal'', Veliaj e përdor shpesh, përdorimi i së cilës është zmadhuar edhe te ''Portokalli'' nga aktori që e imiton.

Kjo fjalë u përdor nga ai së fundmi edhe në videon te ''Don Bosko'', kur kryebashkiaku kritikonte një djalë që ngjiste njoftime në një shtyllë.

Nuk dihet si e ka planifikuar sot ditëlindjen Veliaj, apo nëse bashkëshortja i ka përgatitur ndonjë festë të veçantë, por me siguri kjo është nga ditët më të lumtura të tij: vetëm 36 vjeç dhe në kulmin e suksesit: kryebashkiak i qytetit më të madh në Shqipëri.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj jep një mesazh të rëndësishëm për protestën e opozitës
Berisha kërcënon nga karrigia e Kuvendit: Këtu do jeni, siç fshiu etërit tuaj, do ua bëjë edhe bijve të tyre, Revolucioni demokratik s’ka të ndalur! »
Article Logic
Execution time: 0.0043559074401855
array(1) { ["section"]=> string(84) "veliaj-mbush-36-vjec-gezuar-lal-mikesha-e-tij-i-ben-urimin-e-pare-te-cuditshem-27966" }