Veliaj mbyll fushatën elektorale në Tiranë: Ata shesin frikë, ne mbjellim shpresë

Publikuar tek: politike, më 19:00 18-06-2015 Veliaj mbyll fushatën elektorale në Tiranë: Ata shesin frikë, ne mbjellim shpresë

Kanditadi i Aleancës për Shipërinë Europiane Erion Veliaj po zhvillon përmbylljen e fushatës elektorale në qytetin e Tiranës, në një miting me mijëra të pranishëm i organizuar te sheshi “Nënë Tereza”.

“Ne do të fitojmë bindshëm në Njësinë 7, në Kombinat me Saimir Tahirin, do të fitojmë me Sadri Abazin te Don Bosko, do fitojmë me Rakip Sulin në Laprakë, në Shën Gjergj, në Dajt, në Farkë, në Petrelë, në Vaqarr, në Ndroq dhe në të gjithë territorin e asaj që është Tirana e 1 milionë banorëve dhe e 1 milionë mundësive.

Tirana jonë është një vend jashtëzakonisht bujar, një vend që ka hapësirë për të gjithë, për të rinj e të vjetër, për studentët. Kjo është Tirana ku besojmë ne dhe për këtë do të punojmë në 4 vitet e ardhshme. Këto 4 vite nuk kanë qenë vitet më të bukura për Tiranën. Jemi këtu bashkë të gjithë për të thënë që meritojmë më shumë. Fushata e tyre pos het frikë. po i thotë njerëzve që po vjen fundi i botës, fundi i kohërave. Ata shesin frikë, ne mbjellim shpresë. Kjo është diferenca e fushatave tona. Nuk vijmë në Tiranë për revansh por që të ndërtojmë Pazarin e ri, Bulevardin me gjelbërim, vijmë në Tiranë të promovojmë kulturën e biçikletave. Në nuk vijmë në Tiranë për revansh, vijmë që të kemi një kopësht botanik, të ndërtojmë liqenin e Kasharit, të përfundojmë Parkun e Liqenit. Ne vijmë për punë”, ka thënë Veliaj.

Edi Rama: Shtetin modern do ta bëjmë bashkë

"Marrëdhënia me Bashkinë është kudo, të rruga e shtëpisë, te pika ku pret autobusin është takimi me Bashkinë, te hapësira që ke nevojë për të çuar fëmijët jashtë shtëpisë, është Bashkia. Është Bashkia dhe askush tjetër për të gjithë ata që duan të luajnë basketboll, të dalin për vrap, të shëtisin me biçikletë. Unë i lutem të gjithë banorëve të këtij vendi, të diskutojnë me mendje të kthjellët, sepse e bëjnë për njëri-tjetrin nuk e bëjnë për partitë. Si mund t’ua hedhin kur jepni votën. Nëse votoni Partinë Demokratike, nuk keni çfarë merrni përveç gërhimës që morët për 4 vite.

Bota e tyre dhe rruga e tyre për të komunikuar me njerëzit është kthyer në një torturë kur e ndjek, sepse nuk mban dot të qeshurën por të zë e qara. Në përpjekjen për të budallallepsur sa më shumë njerëz. Për të bindur sa më shumë njerëz të besojnë në kthimin mbrapa dhe të besojnë se deti do të bëhet kos.

Ne jemi shumë të vetëdijshëm se çfarë na pret pas 21 qershorit, që do të jetë një fitore spektakolare për ASHE-në. Çdo votë që do të investohet për Erionin në Tiranë dhe të gjithë kandidatët tanë do të jetë një borxh për ne që do ta shlyejme me punë, punë, punë", ka thënë Rama gjatë fjalës së tij.

Pandeli Majko: Rithemeluam ëndrrën për ndryshim

Nuk jemi mbledhur për Papën, por për kryetarin e ri të Tiranës, i cili ditën e hënë pa asnjë dyshim do të jetë Erion Veliaj. Ka shumë gjëra sot për të thënë por ajo që mbete e rëndësishme është ëndrra për ndryshim që ne ofruam në këto zgjedhje. Ajo e cila është risia e madhe e këtij projekti të madh urbanist, se ideja e ndarjes së qytetit, që e ka ndjekur fshatarin qysh atëherë kur vinte dhe e blinte bukën fshehur në Tiranë, ka ardhur moment që sot të ndihen të gjithë të barabartë.

Nuk do të përmend emra. Numrin e PS-së e keni të shkruar me numrin e Xhordanit në kraharorin e Edi Ramës. Ndërsa për ilirin, dua të them se 47 kile ka vajtur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO / Berisha denoncon, vjedhja e votës në Kamëz me karta identiteti
Sondazhi i Newsbomb.al / Ja rezultatet përfundimtare për 11 qytetet kryesore »
Article Logic
Execution time: 0.021687984466553
array(1) { ["section"]=> string(85) "veliaj-mbyll-fushaten-elektorale-ne-tirane-ata-shesin-frike-ne-mbjellim-shprese-13958" }