Veliaj: Më 21 qershor kthejmë mbrapsht bashkinë dhe marrim një kryetar tjetër

Publikuar tek: politike, më 10:20 08-06-2015 Veliaj: Më  21 qershor kthejmë mbrapsht bashkinë dhe marrim një kryetar tjetër

Mungesa e kanalizimeve që shkaktojnë përmbytje sa herë bie shi dhe pallatet pa hipoteka ishin dy nga shqetësimet kryesore për banorët e njësisë nr.8 në Tiranë. Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, dëgjoi problemet e banorëve të kësaj zone të qytetit dhe u premtoi atyre zgjidhje pas 21 qershorit.

 “Zgjedhjet në bashki janë për të bërë punë. Nëse njerëzit duan punë, ne jemi gati që t’i hyjmë punës dhe t’i rrimë te koka. Nuk ka mundësi të ketë një qytet ku kryetari i bashkisë i jep vetes leje të bëjë katin e 13, ndërkohë që njerëzve të lagjes së vet nuk i jep leje të zhvillojnë pronën e tyre”, tha kandidati Veliaj.

Një banore shprehu shqetësimin për hipotekimin e pallateve, të cilat edhe pse u premtuan nga kryebashkiaku aktual, Lulzim Basha, 4 vjet më parë, nuk u bë asgjë.

“Kam shkuar në bashki dhe na ka thënë që nuk kemi çfarë t’i bëjmë, duhet ta bëjë ndërtuesi”, u shpreh ajo” dhe  kandidati Veliaj ju pwrgjigj: “Meqë ke shkuar te bashkia dhe të kanë kthyer mbrapsht, më datë 21 qershor kthejmë mbrapsht bashkinë dhe marrim një kryetar tjetër”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video-selfie e Ramës: Jam mes dy yjeve (Video)
Kryemadhi: Politika, mundësi për zgjidhjen e problemeve »
Article Logic
Execution time: 0.018173933029175
array(1) { ["section"]=> string(82) "veliaj-me-21-qershor-kthejme-mbrapsht-bashkine-dhe-marrim-nje-kryetar-tjeter-12960" }