Veliaj me ekspertin anglez: Projekt për rihapjen e Kopshtit Zoologjik

Publikuar tek: politike, më 17:41 31-05-2015 Veliaj me ekspertin anglez: Projekt për rihapjen e Kopshtit Zoologjik

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me arkitektin anglez Ray Hole, rreth projektit për rijetësimin e Kopshtit Zoologjik të Tiranës.

Veliaj tha se ky kopësht i lënë në harresë për 4 vjet, do të kthehet në ambientin më të dashur nga fëmijët.

“Është një Kopsht Zoologjik unik, që mund ta kthejmë në një potencial fantastik për familjet dhe fëmijët. Ndaj, e shohim jo si një problem, por si një mundësi e mirë, që pas 21 qershorit ta çojmë edhe Kopshtin Zoologjik në drejtimin e duhur, si një hapësirë dhe frymëmarrje për një qytet, i cili ka më shumë nevojë për parqe se sa për beton”, u shpreh Veliaj.

Arkitekti dhe specialisti anglez Ray Hole, u shpreh se zona ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe mundësi të mëdha për realizimin e saj.

“Këtu shoh një sfidë të madhe, por edhe potencial të madh. Ka nevojë për një strategji operacionale dhe një strategji për gjenerimin e të ardhurave, për të riinvestuar dhe për ta rikthyer këtë vend në një vend frymëzues dhe konservues të pjesëve të tjera të botës nga vijnë kafshët”, tha Hole.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Kë marrin për budalla ata të SHQUP-it?! Po i drejton ‘’fundi i bishtit të kavallit’’
Dhunimi i çadrave, PD Vlorë: Dëmtim masiv dhe i organizuar, krenaristët dhe kanabistët të ruanjë qetësinë »
Article Logic
Execution time: 0.16154909133911
array(1) { ["section"]=> string(74) "veliaj-me-ekspertin-anglez-projekt-per-rihapjen-e-kopshtit-zoologjik-12349" }