Veliaj me të rinjtë: Nuk e duam modelin e Shkëlzenit që po bëhet film nga Hollywood-i

Publikuar tek: politike, më 14:58 18-05-2015 Veliaj me të rinjtë: Nuk e duam modelin e Shkëlzenit që po bëhet film nga Hollywood-i Erion Veliaj me te rinjte qe votojne per here te pare te sheshi Nene Tereza

Gjatë një takimi me të rinjtë e kryeqytetit, kandidati i ASHE, Erion Veliaj iu drejtua atyre duke u thënë se në këto zgjedhje ka dy modele, modeli i Maries një vajzë emigrante që çdo gjë e arrin me punë, dhe modeli i Shkëlzenit, që pasurohet duke shitur predha, nga të cilat u vranë 26 veta.

Veliaj tha se Hollywood-i po e bën filëm modelin e Shkëlzenit, se si u vranë 26 veta duke shitur predha, gjë që ai mundohet ta shesë si sukses.

“Ka dy modele të të rinjve sot, njëri është modeli i Maries, një vajzë e re emigrante e cila i arrin gjërat me punë, e cila shkon me familjen në emigracion dhe bën çdo punë për sa kohë është punë e ndershme. Ajo vjen nga një familje punëtorësh, emigrantësh ë jo nga ndonjë familje VIP-ash”, tha Veliaj.

Erion Veliaj foli edhe për modelin e dytë, që sipas tij, midis shtypjes, trajtimit me arrogancë dhe vrasjes, mund të bëhesh i famshëm.

“Është edhe modeli i Shkëlzenit, siçe patë sot në lajme, Hollyëood-i po bën një filëm për Shkëlzenin, se si u vranë 26 veta duke shitur predha, gjë që ata mundohen ta shesin si sukses. Këta mundohen të na thonë mos ndiqni modelin e Maries, këta mundohen të na shesim modelin tjetër, atë që po i shtype, po i trajtove njerëzit me arrogancë dhe po i vrave, je i famshëm”, tha Veliaj.

Veliaj tha se është modeli i Maries ai që duam të gjithë dhe jo i Shkëlzeni Berishës. Sipas tij, edhe të rinjtë e Partisë Demokratike nuk e duan modelin e Shkëlzenit. Veliaj u premtoi të rinjve një paketë masash, për shkollat, kopshtet, bizneset, rikthimin e sigurisë në shkolla, si dhe hapjen e më shumë qendrave rinore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klos, Rama prezanton Valbona Kolën: Aty ku drejton PD, nuk është bërë asnjë ndryshim
Rama nga Burreli: Më i miri që ka PD është ai në Tiranë, 4 vjet gjumë me gërhima »
Article Logic
Execution time: 0.18556904792786
array(1) { ["section"]=> string(87) "veliaj-me-te-rinjte-nuk-e-duam-modelin-e-shkelzenit-po-behet-film-nga-hollywood-i-11411" }