Veliaj: Mirëpres Blushin në fushatë, është njeri i zgjuar

Publikuar tek: politike, më 20:39 11-05-2015 Veliaj: Mirëpres Blushin në fushatë, është njeri i zgjuar

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj ka shkrirë akujt me deputetin socialist Ben Blushi, kur është shprehur se e mirëpret atë në fushatën për kryeqytetin.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në A1 Report, Veliaj është shprehur se Blushi është njeri jashtëzakonisht i zgjuar. Kandidati soaciliast ka deklaruar se është mirëpritur në fushatë çdokush që mendon se ky qytet mund të bëhet.

Blushi pak kohë më parë ka mbështetur kandidaturën e Veliajt për Bashkinë e Tiranën, ndonëse ka kontestuar mënyrën e përzgjedhjes së tij. Në lidhje me kritikat e tij drejtuar qeverisë, Blushi është shprehur se kjo nuk lidhet me zgjedhjet lokale, e aq më pak me Veliajn, pasi askush nuk kërkon nga kryebashkiaku rritje të ekonomisë apo uljen e papunësisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-grave: Pa ju burrat do e kishin humbur drejtimin. Mos mendoni për shkopin e Partisë
Vasil Bollano mbështet Partinë Demokratike, fushatë për Lefteri Priftin në Himarë »
Article Logic
Execution time: 0.023175001144409
array(1) { ["section"]=> string(61) "veliaj-mirepres-blushin-ne-fushate-eshte-njeri-i-zgjuar-10905" }