Veliaj: Në bashki do të aplikoj formulën e asnjë xhami të thyer

Publikuar tek: politike, më 09:43 05-06-2015 Veliaj: Në bashki do të aplikoj formulën e asnjë xhami të thyer

Kandidati i ASHE-së  për Tiranën Erion Veliaj ka prezantuar programin për punësimin. Ai tha se edhe në administrimin e bashkisë do të punohet me frymën e sipërmarrjes për të pasur një bilanc pozitiv në fund të vitit.

“Fjala Kryetar i Bashkisë nuk do të jetë sinonim i atij që jep leje, por që lidhet me 100 punë të tjera. Do të bashkëpunojmë ngushtë me sipërmarrjen për të pasur një bilanc pozitiv në fund të vitit. Do të aplikojmë formulën e “Asnjë xhami të thyer, që do të thotë se  bashkia do të rregullojë edhe gjënë më të vogël” është shprehur Veliaj.

Veliaj tha se janë identifikuar 870 mijë rrugë të amortizura për të ciulat do të investohet. Për transportin bublik ai premtoi se do të shtohen edhe 10 linja të reja, duke e çuar në 20 numrin e tyre, si dhe bëri publike investimet që do të kryhen në fushën e turizmit dhe bujqësisë.

Veliaj premtoi se nëse ai do të vihet ë krye të bashkisë së Tiranës s’do të ketë më pallate pa hipotekë.

 “Kemi mijëra apartamente të pashitura dhe nuk ka sens që në 4 vitet e ardhshme të inkurajohen ndërtime të mëtejshme. Kur të shiten apartamentet e pashitura, do të nisim të konsiderojmë lejet e ndërtimit. Kemi dhe rreth 400 pallate pa hipotekë. Aty ku ndërtuesi nuk kryen kolaudimin, bashkia autorizohet ta bëjë këtë. Lajmi i mirë është se brenda këtij mandati nuk do të ketë asnjë pallat pa hipotekë”, tha ai

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes , Arben Ahmetaj , i cili tha se tashmë Erioni është kryetar i Tiranës.

“Për mua sot Erioni është kryetari i bashkisë së re të Tiranës. Që kur ai u zgjodh si kandidat  kam pasur një rehati , shtëpia e 55% e sipërmarrjes do ketë njeriun e duhur, dorën e duhur, të uroj sukses dhe jam i bindur në fitoren tënde”, u shpreh Ahmetaj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha në Durrës: Mos votoni groshën, votoni ëmbëlsirën
Topi: Nuk kam besim tek një proces i drejtë zgjedhor, po blihet demokracia »
Article Logic
Execution time: 0.02201509475708
array(1) { ["section"]=> string(68) "veliaj-ne-bashki-do-te-aplikoj-formulen-e-asnje-xhami-te-thyer-12737" }