Veliaj në Kashar: Në fund të mandatit do të kemi 5 parqe në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 17:04 07-08-2015 Veliaj në Kashar: Në fund të mandatit do të kemi 5 parqe në Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezanuar sot administratorin e lagjes së Kasharit, Erin Çatrin. Gjatë prezantimit të Çatrit, Veliaj është shprehur se javë e parë në bashki ka qenë një sukses për administratën e re.

Kryebashkiaku ka theksuar se sfida e tij është që në fund të mandatit, Tirana të ketë pesë parqe. Ai tha se shumë shpejt do të investohet në liqenin e Kasharit, për ta kthyer atë zonë në një park për qytetarët. Veliaj tha se pas parkut të liqenit artificial të Tiranës dhe investimit që do kryhet në pyllin e Vaqarrit, liqeni i Kasharit do të jetë parku i tretë në kryeqytet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03687310218811
array(1) { ["section"]=> string(71) "veliaj-ne-kashar-ne-fund-te-mandatit-do-te-kemi-5-parqe-ne-tirane-17947" }