Veliaj në stadium për gjysmëfinalet e Kupës, kërkon të “identifikohet” me Tiranën

Publikuar tek: politike, më 20:31 08-04-2015 Veliaj në stadium për gjysmëfinalet e Kupës, kërkon të “identifikohet” me Tiranën

Sot ka qenë një ditë e mirë për ministrin e Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, të cilit Këshilli i Ministrave i ka miratuar dy propozime të tij, siç ishte ajo e ndryshimeve në Kodin e Punës dhe financimi i komuniteteve fetare.

Por dita mund të kishte përfunduar edhe më mirë në rast se skuadra për të cilën ai bëri tifozllik nga shkallët e stadiumit, Tirana, do të fitonte ndaj skuadrës së Laçit në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në foton e publikuar nga Gazeta Dita, Erion Veliaj shoqërohej sot në stadium nga deputeti socialist Taulant Balla, ndërsa kjo prani e tij në “Qemal Stafa” për të ndjekur ekipin e Tiranës vjen në një kohë kur ai shihet si kandidati i përzgjedhur por ende jo zyrtar, i kryeministrit Edi Rama për Bashkinë Tiranës. Gjithsesi, duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që ministri Veliaj ndjek nga afër një ndeshje të Tiranës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndoka: Shpresojmë të finalizojmë marrëveshjen me PD
Berisha: Amnisti për ata që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, të ulet TVSH-ja »
Article Logic
Execution time: 0.19492483139038
array(1) { ["section"]=> string(83) "veliaj-ne-stadium-per-gjysmefinalet-e-kupes-kerkon-te-identifikohet-me-tiranen-8184" }