Veliaj: Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Kanadanë, sfidë ajo me Greqinë

Publikuar tek: politike, më 11:14 22-04-2015 Veliaj: Nënshkruhet marrëveshja për pensionet me Kanadanë, sfidë ajo me Greqinë

Në një deklaratë për media ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj bëri me dije se u nënshkrua një marrëveshje për pensionet për shqiptarët që jetojnë në Kanada, nga e cila do të përfitojnë rreth 20 mijë shqiptarë.

“Pas një negociate dy vjeçare që filluan qysh javët e para kur unë mora detyrën si ministër sot kemi përfunduar marrëveshjen me Kanadanë për pensionet. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë 20 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada”, njoftoi ministri Veliaj.

Veliaj tha se marrëveshja për pensionet me Greqinë do të hapet kur vendi fqinj të rimëkëmbet ekonomikisht pasi tani mungon vullneti nga pala greke.

“Në 8 vite të qeverisë së kaluar ishin 0 marrëveshjet me  vendet e huaja për pensionet.  Deri tani kemi pasur 8 marrëveshje; me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Kanadanë, Maqedoninë. Jemi në rangun e fundit të negociatave me Austrinë. Me vjen mirë që kemi hapur negociatat me Italinë dhe jemi në proces të hapur me Gjermaninë”, u shpreh Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritan Leli prezantohet me strukturat e PS, takimi me dyer të mbyllura. Nesër në Vlorë edhe Basha
Kryeparlamentarja austriake Zwazl-Metës: Mbështesim trajnimin e të rinjve për punësim »
Article Logic
Execution time: 0.029633045196533
array(1) { ["section"]=> string(82) "veliaj-nenshkruhet-marreveshja-per-pensionet-me-kanadane-sfide-ajo-me-greqine-9411" }