Veliaj: Nëse për biletën ka çmim më të ulët në Ballkan, unë jap dorëheqjen

Publikuar tek: politike, më 07:53 01-02-2016 Veliaj: Nëse për biletën ka çmim më të ulët në Ballkan, unë jap dorëheqjen

“Nëse për biletën ka çmim më të ulët të biletës së autobusit në Ballkan, unë jap dorëheqjen’’, ky ka qenë komenti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës sot nga studio e ‘’’Koha për t’u zgjuar’’ të News24.

Në ditën e parë të rritjes së çmimit të biletës së urbanëve, nga 30 lekë në 40 lekë, Veliaj ka zgjedhur të përballet me opinionin publik, ndërsa sot janë lajmëruar edhe protesta nga qytetarët.

“Asnjë prej nesh nuk do të rritet çmimi, por kostoja e ndërprerjes së shërbimit është më e madhe. Se do thonë po ky kryetar bashkie pse na la pa autobus? Unë jam këtu të marr vendime të përgjegjshme. Jam gati të marr përsipër gjithë baltën, por në fund të ditës duhet të marr vendime të përgjegjshme. Unë zgjidhja dhe nuk e bëja indeksimin, por njerëzit do na thoshin pse na sorrollatët 2 muaj kur ishte e pashmangshme?...Unë s’jam i pamençur dhe i papërgjegjshëm’’, tha Veliaj.

Ai komentoi se edhe qytete të tjera në rajon e kanë më të lartë çmimin e biletës.

“Shkupi, Podgorica e kanë 50 cent, pra 70 lekë’’, shtoi Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Janullatos flet për CNN: Terrorizmi nuk luftohet me predha
Patozi: PD-ja po përdoret si garniturë kërcënuese, vetëvrasje flirti me LSI-në »
Article Logic
Execution time: 0.024785041809082
array(1) { ["section"]=> string(78) "veliaj-nese-per-bileten-ka-cmim-me-te-ulet-ne-ballkan-une-jap-doreheqjen-31436" }