Veliaj nis aksionin: Të eleminojmë mushkonjat nga Tirana

Publikuar tek: politike, më 11:23 22-05-2015 Veliaj nis aksionin: Të eleminojmë mushkonjat nga Tirana

Teksa moti është ngrohur Ministria e Shëndetësisë dhe kandidati për Bashkinë e Tiranës kanë nisur të mendojnë për eleminimin e mushkonjave nga Tirana me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ka nisur sot në orët e para të mëngjesit aksioni për dezinfektimin e Tiranës nga mushkonjat , aksion të cilit i është bashkuar ministri Beqaj si dhe kandidati Veliaj.

“Fillojmë sot procesin e reduktimit të pranisë së mushkonjave në zonën e Tiranës, qoftë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, qoftë për të eleminuar një bezdisje që i shoqëron ata gjatë stinës së ngrohtë. Është një proces, i cili nuk mbahet mend të jetë bërë në Tiranë për të paktën 25 vjet”, u shpreh ministri.

 “Njerëzit janë lodhur nga politika e madhe, nga sherrnaja dhe 4 vitet e gërhitjes në Bashki e Tiranës, ndaj aksioni i sotëm në orën 2 të mëngjesit, tregon se kur shteti do, shteti bën. Vizioni ynë për të pasur një qeveri dhe bashki 24 orë në punë, përkthehet në aksionin e sotëm, ku me një përpjekje konkrete dhe investim modest mund të përmirësohet ndjeshëm jeta e qytetarëve të Tiranës, të cilët teksa afron vera ndihen të bezdisur nga infeksionet, mushkonjat, plehrat dhe papastërtitë. Sot kemi vendosur një etalon se mund të kemi një bashki, e cila punon 24 orë në ditë, ashtu siç kemi edhe një qeveri, e cila i rri punës te koka edhe në 2 të mëngjesit”, u shpreh nga ana e tij Veliaj.

Ky proces ka rifilluar në vendin tonë në vitin 2014, kryesisht në zonat bregdetare e këtë vit nisi edhe në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjinushi-Gjonçajt në KQZ: Boll u tallët me PSD-në për Prrenjasin, Luzi:Z.Gjinushi, kush e mban përgjegjësinë e falsifikimit?!
Kurbini me 1 kandidat/ PD ankimon vendimin në Kolegjin Zgjedhor »
Article Logic
Execution time: 0.015120029449463
array(1) { ["section"]=> string(61) "veliaj-nis-aksionin-te-eleminojme-mushkonjat-nga-tirana-11722" }