Veliaj nis herët në mëngjes nga ish-Blloku aksionin për lirimin e hapësirave publike: Rrugët plot, tregjet bosh

Publikuar tek: politike, më 07:20 15-08-2015 Veliaj nis herët në mëngjes nga ish-Blloku aksionin për lirimin e hapësirave publike: Rrugët plot, tregjet bosh Erion Veliaj

Pas paralajmërimeve të bashkisë për lirimin e hapësirave publike dhe pas rezultatit jo të mirë që u duk në zhbllokimin e tyre, edhe nga raportimet e qytetarëve e gazetarëve për rrugët e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka dalë vetë herët në mëngjes në zonën e ish-Bllokut.

I rrethuar nga policët e punonjësit e Njësisë Bashkiake Numër 5, Veliaj e ka bërë të qartë se ky nuk është aksion, por do jetë detyra e bashkisë në 4 vitet e ardhshme.

“Tregjet janë bosh, rrugët plot. Nëse askush nuk paguan detyrimet po okupon hapësirat, ky nuk quhet qytet. Ku ka vullnet ka një zgjidhje. Prej këtij aksioni Tirana do gdhihet nesër më e lirë dhe më e pastër. Liria e secilit prej nesh mbaron aty ku fillon e qytetarit tjetër. Nuk është aksion por detyrë e bashkisë në 4 vitet e ardhshme”, tha Veliaj, duke kërkuar që kushdo që ka zënë hapësirat publike t’I kthejë mbrapsht qytetit 2 metrat që I ka marrë.

Veliaj informoi publikun se pas nismës ‘’Adopto’’ një çerdhe, 10 kompani kanë dorëzuar kërkesat në bashki për riparimin e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Taulant Balla i ashpër në “telegramin” për Berishën: A ke thy nai rekord idiotesk o paburrs
Spaho: Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori, bashkëautor i taksave të larta »
Article Logic
Execution time: 0.094730138778687
array(1) { ["section"]=> string(115) "veliaj-nis-heret-ne-mengjes-nga-ish-blloku-aksionin-per-lirimin-e-hapesirave-publike-rruget-plot-tregjet-bosh-18408" }