Veliaj: Nuk do të biem në nivelin e 78-vjeçarit në Facebook

Publikuar tek: politike, më 18:54 13-05-2015 Veliaj: Nuk do të biem në nivelin e 78-vjeçarit në Facebook

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi sot një takim në njësinë numër 9 nga ku deklaroi se fushata e tij do të reflektojë frymë pozitive dhe nuk do të ketë shpifje apo sharje.

“Këto 39 ditë t’i kthejmë në një sprint për të sjellë një fitore gjigande, siç e meriton Tirana jonë. Në asnjë moment, asnjë nga ne nuk do të merret me shpifje, nuk do të merret me sharje dhe nuk do ta ulim nivelin tek niveli i 78-vjeçarit në Facebook (Berishës)”, u shpreh Veliaj.

Kandidati i majtë tha se, edhe të djathtët e dinë se kandidatura e tij është e duhura duke thënë se kjo dëshmohet nga prezenca e FRD-së dhe PDIU-së në koalicionin e majtë në zgjedhjet e 21 qershorit. “Edhe të djathtët e dinë që ne jemi drejtimi i duhur”, tha ai.

I pyetur për qytetarët se çfarë do të bëjë për hapësirat e gjelbërta që mungojnë në kryeqytet, Veliaj nënvizoi se, “do të shfrytëzohet çdo hapësirë e lirë për t’u kthyer për hapësirë të gjelbër”.

“Mjafton vetëm që bashkia të kthejë në vende të gjelbëra hapësirat që ka krijuar INUK-, imagjino sa shumë terrene do të liroheshin”, tha kandidati i koalicionit të majtë. “Bulevardin do ta vazhdojmë me idenë e Edi Ramës që kishte më shumë hapësirë të gjelbër, jo me idenë e Lulit që ka më shumë pallate.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri serb Vuçiç në Tiranë më 27 maj: Të mos ndodhë më ajo çfarë ngjau në Kumanovë
SONDAZHI I "IPR" për Shkodrën / Voltana Ademi në avantazh përballë Keti Bazhdarit »
Article Logic
Execution time: 0.022219896316528
array(1) { ["section"]=> string(64) "veliaj-nuk-do-te-biem-ne-nivelin-e-78-vjecarit-ne-facebook-11089" }