Veliaj: "Nuk jam qaraman por më dhemb të përdor taksat e njerëzve për të rregulluar gabimet e të tjerëve". Dhe një pyetje për gjyqtarët

Publikuar tek: politike, më 11:06 01-12-2015 Veliaj:

Kryebashkiaku Erion Veliaj është pyetur nga gazetarët lidhur me pallatin që rrezikon shembjen duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e banorëve. Ai siguroi se çështja po ndiqet në Prokurori ndërsa u drejtoi një pyetje edhe gjyqtarëve.

“Nuk jam qaraman,  po them të vërtetën dhe do i gjej dhe zgjidhje. Por më dhemb të përdor taksat e njerëzve të rregullt për të rregulluar gabimet e njerëzve që thyejnë ligjin. Mos urino në publik, mos hidh plehra në tokë, pse duhet të zhbllokojë dikush kanalet me lekët e tij kur ai nuk ka hedhur asnjë plehrë.

Kemi depozituar deponimet për dy vatrat e emergjencave,është e rëndësishme që këto të ndiqen në Prokurori, unë e di që këta janë mjeshtra të procedurave, ne kemi sot shumë probleme me gjykatat. Di ti them çdo gjykatësi që na ka refuzuar prishjen e ndërtimeve pa leje: Si do ndjeheshit nëse bashkia një ditë mos ua mblidhte plehrat dhe t’ua linte te dera?”,pyeti Veliaj gjykatësit e prokurorët.

Kryebashkiaku foli edhe për përgatitjet me rastin e festave të fundvitit. Veliaj cilësoi se sheshi ‘Nënë Tereza’ do jetë qendra e festimeve në kryeqytet ndërsa siguroi se këtë vit nuk do të ketë abuzime me rritjen e çmimeve të produkteve në mënyrë fiktive.

“Epiqendra e festimeve në sheshin Nënë Tereza për t’i dhënë pak kënaqësi fëmijëve, bashkia këtë vit do i dedikohet totalisht fëmijëve, një treg promovues me produkte lokale, patinazh, cirk...

Agjencia jonë ka përgatitur grupe task forcë për abuzuesit, do kemi disa tregje të tjera, në Kombinat për ata që vijnë nga Peza, Ndroqi... në Kinostudio për ata që vijnë nga Malësia e Madhe, kemi menduar gjithcka, do monitorohen dhe për cilësi, dhe për çmime”, tha kryebashkiaku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj i ‘’zhytur në punë’’ brenda në pusetë , ja karikatura e Bujar Kapexhiut për kryebashkiakun e Tiranës
‘’Juaji gjithmonë’’, Edi Rama shkruan një letër dhe ja çfarë thotë gjithë pasion »
Article Logic
Execution time: 0.22111201286316
array(1) { ["section"]=> string(137) "veliaj-nuk-jam-qaraman-por-me-dhemb-te-perdor-taksat-e-njerezve-per-te-rregulluar-gabimet-e-te-tjereve-dhe-nje-pyetje-per-gjyqtaret-26676" }