Veliaj paralajmëron: Javë shirash në Tiranë, ja numri ku mund të telefononi për ndihmë

Publikuar tek: politike, më 10:31 22-11-2015 Veliaj paralajmëron: Javë shirash në Tiranë, ja numri ku mund të telefononi për ndihmë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter para pak minutash për gjendjen e krijuar si pasojë e motit të keq në kryeqytet.

Veliaj ka shprehur gatishmëri të plotë të brigadave në terren ndërsa ka paralajmëruar për javë shirash duke vënë në të njëtën kohë në dispozicion edhe një numër kontakti.

“Jave shirash në Tiranë, të gjitha brigadat në terren! Telefononi 128 në raste emergjencash ose 0800-0888 nga nr fix”, shkruan Veliaj duke pasuar me një posatim të dytë “Evitoni kalimin në  segmentin malor Zall Dajt - Zall Bastar ku po punohet për riparime nga reshjet! Kujdes pranë lumenjve e përrenjve sot!”.

“Situata është nën kontroll, por lipset të kujtojmë c'i kemi bërë vendit me ndërtime mbi kolektore, mbi kanale, buzë lumenjve, në bodrume...”, përmbyll kryebashkiaku.

Situata më e rënduar paraqitet në rrugën "Karl Gega" ku si pasojë e shirave, uji ka hyrë në disa banesa.

veliaj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli voton kundër heqjes së mandatit të Valentina Leskajt. Ristani:Konflikt interesi
Presidenti i KE mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga Gjosha. Nis takimet me Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.024524927139282
array(1) { ["section"]=> string(90) "veliaj-paralajmeron-jave-shirash-ne-tirane-ja-numri-ku-mund-te-telefononi-per-ndihme-26012" }