Veliaj për bllokimin e Bulevardit të Madh të Tiranës: U kthye në shesh ndërtimi, e gjitha vinte erë

Publikuar tek: politike, më 07:14 25-05-2015 Veliaj për bllokimin e Bulevardit të Madh të Tiranës: U kthye në shesh ndërtimi, e gjitha vinte erë Erion Veliaj

Erion Veliaj, kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës ka komentuar sot çështjen e bllokimeve të projekteve në Tiranë, e ngritur si shqetësim herë pas here nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Veliaj tha se nuk është bllokuar Bulevardi i Madh, por një grup klientësh dhe një kredi me interesa shumë të larta që kërkonte Basha.

“Bulevardi ndryshe nga destinacioni për bulevard, u bë një shesh ndërtimi. U tha këtyre klientëve të zinin trojet, se do vinin pallatet. U bë një ofertë dëmshpërblimi. E gjitha kjo vinte erë po kryetari i Bashkisë gjeti një kredi shumë të lartë, klienteliste dhe i tha qeverisë vëre ti. Të thuash këtu u bllokua bulevardi jo, këtu u bllokua një grup klientelistësh”, tha Veliaj në ‘’News24’’.

Ai u duk i vendosur kur tha se do t’I bllokojnë këto grupe klientësh, por edhe punimet te liqeni.

“Ne këto grupe klientësh do t’i bllokojmë gjithmonë, siç do të bllokojmë edhe ndërtimet te liqeni”, përfundoi Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tom Doshi mbështet kandidatin e PS për Vaun e Dejës, Gjokë Lleshi (Foto)
Kandidati i së majtës në Vorë: Votova dy herë për PD, por u zhgënjeva »
Article Logic
Execution time: 0.018764972686768
array(1) { ["section"]=> string(103) "veliaj-per-bllokimin-e-bulevardit-te-madh-te-tiranes-u-kthye-ne-shesh-ndertimi-e-gjitha-vinte-ere-11905" }