Veliaj për fushatën e tij: S’është populiste, s’do ketë gallatë dhe barcoleta

Publikuar tek: politike, më 09:23 20-05-2015 Veliaj për fushatën e tij: S’është populiste, s’do ketë gallatë dhe barcoleta Erion Veliaj

Erion Veliaj ka thënë sot për fushatën që do të bëjë në Tiranë se nuk do ketë gallata e barcoleta e se do jetë serioze.

“Të mos jetë një fushatë me gallatë dhe barcoleta. Këtu duhet të bëjmë një diferencë me fushata të tjera, as për të qenë populist por të jemi seriozë”, tha Veliaj, i cili është komentuar shpesh si një kandidat i tipit ‘’populist’’, duke marrë shpesh shembullin e Barack Obamës në fushatën e tij për president të SHBA-ve.

Veliaj shtoi se një detaj i rëndësishëm i fushatës së tij, është edhe përballja me kandidatin e djathtë Halim Kosova, sipas të cilit ai i ka premtuar se do të debatojë me të, ‘’në televizionin më të madh të Shqipërisë’’, komentoi Veliaj. Sigurisht duke vazhduar të injorojë kandidatët e tjerë për Tiranën, ndër të cilët të pavarurin Gjergj Bojaxhi.

“Dje kemi patur një gjysmë PO-je nga kandidati tjetër për fushatën. Unë jam gati ta pres nesër në 9 të darkës në televizionin më të madh të Shqipërisë, për të folur për kontratat me mësuesit, të rinjtë dhe për 12 projektet që unë kam. Nëse ajo PO-ja është me gjysmë zëri, jam gati të përballem në televizionin më të madh të vendit”, theksoi Veliaj.

Veliaj komentoi se ka mësuar mjaft mirë se çfarë nuk duhet të bëjë si kryetar bashkie, duke nisur nga kujdesi për biznesin në Tiranë.

“Ka distancime që duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara. Unë kam mësuar saktësisht se çfarë është ajo që nuk duhet të bëjë një kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ajo që nuk duhet të bëjë edhe injorimi ndaj biznesit”, tha Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Qytetarët paguajnë 240 mijë lekë më shumë, për shkak të borxhit të qeverisë
Rroshi: PD e ka të humbur Kavajën, edhe pse shpreson të jetë një endërr e keqe »
Article Logic
Execution time: 0.031068086624146
array(1) { ["section"]=> string(81) "veliaj-per-fushaten-e-tij-s-eshte-populiste-s-do-kete-gallate-dhe-barcoleta-11566" }