Veliaj: Për kompanitë e kontraktuara nga bashkia, vendos komuniteti

Publikuar tek: politike, më 18:02 14-05-2015 Veliaj: Për kompanitë e kontraktuara nga bashkia, vendos komuniteti

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranë, Erion Veliaj gjatë një takimi me banorë të rrugës “Mine Peza” në njësinë numër 10, u shpreh se bashkia e drejtuar prej tij do ketë si praktikë vendimmarrjen nga komuniteti.

“Do të audiotojmë të gjitha kompanitë e bashkisë. Vlerësimin për kompanitë do ta bëjë komuniteti. Nuk mundet që një burokrat i bashkisë të na caktojë se kush do t’i pastrojë rrugët tona. Për herë të parë do të fusim vendimarrjen e komunitet, që ata të mos vendosin vetëm njëherë në katër vjet”, u shpreh Veliaj.

Kandidati i majtë, i cili është zotuar për fushatë pozitive nuk sulmoi kundërshtarin e tij, Halim Kosova por akuzat e tij ishin në dretjim të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe kreut aktual të bashkisë, Lulzim Basha.

“E dini cila është arsyeja pse Basha dhe Berisha nuk dalin në Tiranë? Se u kujohen premtimat që nuk kanë mbajtur. I pamë se si mendonin për popullin kur ishin në qeveri”, nënvizoi Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidati i PSD-së rrezikon çregjistrimin, 20 familjarë tërheqin firmën
Partia Socialiste sulmon Halim Kosovën: Si e ngriti klinikën 2.6 milionë euro? »
Article Logic
Execution time: 0.029405117034912
array(1) { ["section"]=> string(71) "veliaj-per-kompanite-e-kontraktuara-nga-bashkia-vendos-komuniteti-11186" }