Veliaj për konferencën e donatorëve: 100 projekte për Tiranën, viti përpara do jetë një sukses

Publikuar tek: politike, më 11:35 12-01-2016 Veliaj për konferencën e donatorëve: 100 projekte për Tiranën, viti përpara do jetë një sukses

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur sot në një konferencë me përfaqësuesit e PNUD për projektet e shumta të Bashkisë së Tiranës. Duke kujtuar Konferencën e Donatorëve e Investitorëve për Tiranën që do të mbahet më 20 Janar, Veliaj tha se ky vit do të jetë një vit suksesi.

Në konferencë do të prezantohen 100 projekte për Tiranën dhe do të jenë të pranishëm 200 partnerë. Kryebashkiaku tha se mes projekteve janë edhe projekti për parkimet nëntokësore si dhe projekt për pagesën online të takasave.

“Viti përpara duket që do jetë një sukses, çështja është që përkushtimet të kthehen në realitet”, theksoi Veliaj.

“Do jetë një ditë shumë e ngarkuar me shumë ide por besoj se është më e mirë për ta filluar vitin me punë dhe jo me llafe”, tha Veliaj duke iu referuar konferencës së 20 janarit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shkon te Doganat për të takuar drejtoreshën, merr me vete dy ministrat
Demokratja e Vlorës: 25 vjet PD, ku gaboi kryetari dhe strukturat qendrore me festën demokrate »
Article Logic
Execution time: 0.01809287071228
array(1) { ["section"]=> string(98) "veliaj-per-konferencen-e-donatoreve-100-projekte-per-tiranen-viti-perpara-do-jete-nje-sukses-29778" }