Veliaj për Kosovën dhe Bashën: Këta sillen si fëmijë po ne kemi kalamaj vetë në shtëpi

Publikuar tek: politike, më 09:50 15-05-2015 Veliaj për Kosovën dhe Bashën: Këta sillen si fëmijë po ne kemi kalamaj vetë në shtëpi Erion Veliaj

Kandidati i së majtës, Erion Veliaj ka sulmuar nga Lapraka, ku është duke zhvilluar një takim elektoral me banorët, kandidatin e së djathtës Halim Kosovën si dhe kreun e PD Lulzim Basha. Veliaj tha se Kosova dhe Basha sillen si fëmijë dhe i vetmi diskutim që bëjnë në "tavolinën e bukës” është : Ku do e kalojnë fundjavën dhe se sa me fitim kanë dalë.

“Këta sillen si fëmijë po ç'na duhen këta ne. Ne kemi kalamaj vetë në shtëpi, këta s’kanë lidhje as me çerdhet as me kopshtet. Te tavolina e bukës së tyre diskutohet ku do shkojmë në fundjavë në Hollandë apo në Vjenë dhe sa me fitim dolën ", u shpreh Veliaj nga Lapraka duke shtuar se ai nuk është njeri “me dy fytyra”.

“Unë karagjoz nuk bëhem, që të jem tjetër para zgjedhjeve e tjetër pas zgjedhjeve. Unë një fytyrë kam, laj-thaj”, përmbylli Veliaj duke i kaluar fjalën biznesmenit Luan Bregasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi: Pse duhet të më votoni mua dhe jo Veliajn dhe Kosovën
Gjergj Bojaxhi gati posterin elektoral, slogan me "hashtag" dhe në sfond mali i Dajtit »
Article Logic
Execution time: 0.023045063018799
array(1) { ["section"]=> string(91) "veliaj-per-kosoven-dhe-bashen-keta-sillen-si-femije-po-ne-kemi-kalamaj-vete-ne-shtepi-11226" }