Veliaj përplaset me avokaten: Tregojini daljen zonjës që të qetësohet (ÇFARË NDODHI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:28 14-06-2018 Veliaj përplaset me avokaten: Tregojini daljen zonjës që të qetësohet (ÇFARË NDODHI) Mirela Jorgo

Ndërkohë që Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po zhvillon sot një dëgjesë publike me artistët, në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, ka replikuar me avokaten Mirela Jorgo.

Avokatja  ka kërkuar të marrë fjalën në dëgjesë gjë e cila është refuzuar nga Veliaj.

Ajo e ka quajtur fjalën e mbajtur nga Veliaj asgjë më shumë se një propagandë të tij për Tiranën.

Veliaj: Ke ndërhyrë 10 here po më ndërpret fjalën.

Mirela Jorgo: Nuk po më jep fjalën.

 Veliaj: Të lutem ky është një takim me artistët.

Mirela Jorgo: Po ti kush je?

Veliaj: Unë jam Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë.

Mirela Jorgo: Axhendën nuk e përfaqësoni ju, është dëgjesë për të gjithë. Këto dëgjesa janë monologje.

Veliaj: Të uroj shumë suksese në avokati, ke kaq kohë që bën zhurmuesin. Ty të ka ngelur ora tek lufta e dytë botërore. Ky takim është për aktorët për teatrin.

(Avokatja merr çantën dhe çohet)

Veliaj: Ju lutem tregojini daljen zonjës që të qetësohet.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dosja ‘Hajdari’, Haxhia sulmon prokurorin: Ti që i shërben Berishës
Kastriot Çaushi: Dua patjetër një ndërtesë të re teatri për qytetin tim »
Article Logic
Execution time: 0.0048038959503174
array(1) { ["section"]=> string(88) "veliaj-perplaset-me-avokaten-tregojini-daljen-zonjes-qe-te-qetesohet-cfare-ndodhi-124356" }