Veliaj prezanton 112 projektet ambicioze për Tiranën: Nevojë për mbështetje, ju jeni partnerët

Publikuar tek: politike, më 10:11 20-01-2016 Veliaj prezanton 112 projektet ambicioze për Tiranën: Nevojë për mbështetje, ju jeni partnerët

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar sot plot 112 projekte për kryeqytetin, të cilat në një frymë ambicioze janë mbështetur edhe nga donatorët.

Por për Veliajn ata nuk janë vetëm biznesmenë apo donatorë që dhurojnë të ardhura, por njëkohëisht partnerë të këtyre sipërmarrjeve.

“112 projekte që ilustrojnë ambicien tonë që kemi nevojë për ndihmë dhe mbështetje ndaj me qëllim kjo nuk konsiderohet një konferencë e donatorëve, por e partnerëve”, u tha Veliaj, donatorëve në konferencën ''Smart City, go Tirana''.

E pranishme në këtë konferencë ishte edhe drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Europën dhe Azinë Qëndrore Ellen Goldstein. Drejtoresha ka komplimentuar zhvillimet e rëndësishme të Shqipërisë, duke treguar edhe një moment personal.

“Udhëtimi dikur ka qenë i tmerrshëm, 12 orë nëpër rrugë dhe fshatra që të duket sikur ishe në mesjetë, tani ishte aq e mirë sa më zuri gjumi, kur u zgjova isha në qytet dhe pashë një shenjë që u thoshte atyre që të respektonin bicikletat.

Gjatë  25 viteve të fundit ka patur një transformim të thellë. Në fillim të viteve ‘90 ishte një fshat postkomunist i pazhvilluar, duke u bërë një qytet i gjallë’’, tha Goldstein.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blendi Fevziu, një ditë editorial pse sulmoi Metën, ditën tjetër editorial pse është i fortë Meta
Gjiknuri: Rënia e çmimit të naftës nuk është gjë e mirë »
Article Logic
Execution time: 0.021037101745605
array(1) { ["section"]=> string(98) "veliaj-prezanton-112-projektet-ambicioze-per-tiranen-nevoje-per-mbeshtetje-ju-jeni-partneret-30471" }