Veliaj publikon listën e borxheve të bashkisë: 30 milionë dollarë fatura të papaguara

Publikuar tek: politike, më 11:03 13-08-2015 Veliaj publikon listën e borxheve të bashkisë: 30 milionë dollarë fatura të papaguara

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar sot listën e borxheve që sipas tij ka Bashkia e Tiranës ndaj kompanive kontraktore.

“Kompanitë e pastrimit kanë 8 muaj pa u paguar. 30 milionë dollarë fatura të papaguara borxhi. 4.6 milionë dollarë broxh firmat e pastrimit. 23 milionë borxhe për investime në projekte publike.7.8 milionë investime në infrastrukturë rrugore dhe 4.5 milionë dollarë në shkollla”, deklaroi sot Veliaj në Këshillin Bashkiak.

Veliaj u ka kërkuar këshilltarëve kalimin mekanik të ndarjes së buxhetit.

“Tani një pyetje kam dhe po t’i marr me rradhë këto të infrastrukturës ne si u themi qytetarëve që do çojnë fëmijët në shkollat e tiranës, do i themi s’kemi pagu paret dhe Përmbarimi mund të na i marri? Unë se bëj dot, jam i bindur aty ku keni selinë e partisë mund të gjeni përgjigje, të japim mundësi qytet të zhbllokojë buxhetin, ndihmën ekonomike, shkollat, çerdhet mos të merremi me sofizma. Na ndihmoni ta kalojmë buxhetin mekanikisht. Në 5 komuna kanë dalë njerëz me aftësi të kufizuara, janë një muaj me vonesë, çfarë konsultimi t’u bëj. Me gjërat që hanë debat ok, po me ato që janë Common Sense, me ta pre mendja s’ia vlen”, tha Veliaj.

Po Veliaj është kundërshtuar nga këshilltari i PD-së Akil Kraja,i cili i ka tërhequr vëmendjen Veliajt për kohën e tepërt të fjalës së tij.

 “Zgjedhjet kanë mbaruar. Ne s’jemi elektorat, po merrni kohën e Këshillit siç keni bërë me mediat”, i tha Kraja-Veliaj. Këshilltari i LSI, Shezai Rrokaj shprehu dakordësinë e grupit të LSI për kalimin e ndarjes së buxhetit.

Sot miratohet edhe ndarja e banesave sociale për 242 familjet e Tiranës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do ta mbajë Veliaj projektin e Bashës për Pazarin e Ri?(FOTOT)
Bashkia taksë për qentë e luksit, debat Veliaj-Kraja, përfshijnë edhe kafshët e Shkëlzen Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.016201019287109
array(1) { ["section"]=> string(90) "veliaj-publikon-listen-e-borxheve-te-bashkise-30-milione-dollare-fatura-te-papaguara-18297" }