Veliaj: Qytetarët duhet të mësojnë ku bëhet çiçi dhe kaka, kush dëmton pronën publike shkon në burg

Publikuar tek: politike, më 17:45 02-08-2015 Veliaj: Qytetarët duhet të mësojnë ku bëhet çiçi dhe kaka, kush dëmton pronën publike shkon në burg

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka folur me tone të ashpra gjatë nisjes së punimeve për rikonstruksionin e monumentit të dëmtuar të pavarësisë. Veliaj tha se Tirana tashmë i ka 4 banjo publike dhe qytetarët duhet të mësohen “se ku bëhet çiçi dhe kaka”.

“Në këtë qytet duhe të mësohet se ku kryhen nevojat personale dhe se si ruhet prona publike. Do të ruhet prona publike dhe kush guxon të dëmtojë pronën publike do të shkojë në burg”, ka thënë Veliaj.

Erion Veliaj tha se “koha kur vidheshin pusetat dhe dëmtohej prona publike ka mbaruar”, ndërsa paralajmëroi se do të dënohet kushdo që vizaton murret e qytetit apo heq një tullë të vetme nga prona publike. Për këtë, Veliaj i ka ftuar të gjithë qyetarët të sensibilizohen dhe të raportojnë çdo veprim vandal.

Veliaj ka paralajmëruar edhe aksionin që do të nisë nesër në kryeqytet për pastrimin e mbeturinave duke thënë se “do t’i shpallim luftë zhulit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI kërkon 45 përqind të tortës së vendorëve, Rama nuk pranon
Restaurimi i Monumentit të Pavarësisë, Bozdo: Veliaj gënjen, përgjegjësi e Kumbaros dhe Tahirit »
Article Logic
Execution time: 0.01789402961731
array(1) { ["section"]=> string(103) "veliaj-qytetaret-duhet-te-mesojne-ku-behet-cici-dhe-kaka-kush-demton-pronen-publike-shkon-ne-burg-17555" }