Veliaj: Sa të jem unë nuk do të ketë leje ndërtimi tek diga e liqenit

Publikuar tek: politike, më 09:38 04-06-2015 Veliaj: Sa të jem unë nuk do të ketë leje ndërtimi tek diga e liqenit

Erion Veliaj kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës është shprehur i vendosur për mosdhënien e lejeve të ndërtimit tek diga e liqenit.

“Do të naulojmë  lejen tek diga e liqenit , nuk do të ketë më leje ndërtimi dhe pikë. E kam thënë dhe do ta ripërsëris 1001 herë. Ai që po ndërtonte ka një emër quhet Shkëlzen Berisha.Por parku i duhet qytetit dhe jo pushtetit” , u shpreh Veliaj para banorëve ,teksa prezantoi programin për Dajtin.

Veliaj tha se program i  ASHE është i duhur ndaj edhe kopjohet nga rivalët.

“Jemi këtu që të merremi me gjërat e vogla që shkaktojnë  strese çdo ditë . Ta kishim gabim , pala tjetër nuk do të na kopjonte, por jemi mirë dhe ndaj na kopjojnë.  Denonconi në portalin “Unë për Tiranën” që ne  ta kemi parasysh pse fituan dhe ato ta kenë parasysh se pse humëbën” , tha Veliaj.

Kandidati i PS-së ka prezantuar kontratën me 10 pika për banorët, për investimet , në tregje, arsim, në bujqësi etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vëzhguesit për zgjedhjet: Partitë fushata të kushtueshme, KQZ nuk zbardh në kohë vendimet dhe probleme me listat e zgjedhësve
Patozi leksione gazetarie: Media e dhunuar »
Article Logic
Execution time: 0.0155029296875
array(1) { ["section"]=> string(74) "veliaj-sa-te-jem-une-nuk-do-te-kete-leje-ndertimi-tek-diga-e-liqenit-12653" }