Veliaj: Saliun e mbuluan me batanije, i thanë amerikanët “Mos e nxirrni se humbni vota”

Publikuar tek: politike, më 17:58 08-06-2015 Veliaj: Saliun e mbuluan me batanije, i thanë amerikanët “Mos e nxirrni se humbni vota”

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e kryeqytetit, Erion Veliaj, ka prezantuar ditën e sotme programin e tij për Njësinë nr. 7. Veliaj tha se lagja është okupuar në shumë pjesë të saj dhe se parkingjet janë zaptuar duke krijuar një kaos për banorët.

Por gjatë fjalës së tij, Veliaj ka komentuar edhe akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha dhe djali i tij Shkëlzeni. Veliaj tha se “ata dijnë vetëm të shpifin dhe të merren me familjet e të tjerëve ndërsa ne”, tha ai, “do të merremi me punë, jo me shpifje”.

“E  mbuluan Saliun me batanije se i thanë amerikanët mos e nxirni se me këtë humblni vota, po ku ju durua Saliut. Doli si bishë e brenrengosur bashkë me Shkëlzenin duke sharë familjet tona. le të vijnë këtu, kemi 4 javë e themi përditë ejani në debat, ejani të flasim pse nuk ka ujë 24 orë, pse nuk ka tram”, tha Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PDIU mbetet pa numërues, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ për numëruesin e 4-t
Djali i Berishës, Shkëlzeni, mbron Becchettin: I ka paguar taksat, duan të mbyllin median e pavarur »
Article Logic
Execution time: 0.021599054336548
array(1) { ["section"]=> string(89) "veliaj-saliun-e-mbuluan-me-batanije-i-thane-amerikanet-mos-e-nxirrni-se-humbni-vota-13015" }