Veliaj sfidon në debat vetëm Kosovën, neglizhon Bojaxhiun, Tafajn dhe Gurin

Publikuar tek: politike, më 12:06 04-05-2015 Veliaj sfidon në debat vetëm Kosovën, neglizhon Bojaxhiun, Tafajn dhe Gurin Kandidatët për Bashkinë e Tiranës: Veliaj, Bojaxhi, Kosova, Guri, Tafaj

Erion Veliaj ka ftuar sot në një debat publik vetëm kandidatin e djathtë, Halim Kosovën. Ai ka neglizhuar kandidatët e tjerë për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, Arben Tafaj dhe Sazan Guri.

Duket kjo një strategji e fushatës së Veliajt, duke mos konsideruar kandidatët e tjerë, ndërkohë që Bojaxhi është regjistruar në KQZ, me 13 mijë e 700 firma të qytetarëve, Guri me 5018 firma dhe Tafaj me 4 mijë firma.

Bojaxhi, ditë më parë ka ftuar në debat Veliajn, Kosovën dhe kandidatët e tjerë, për të diskutuar publikisht për platformat e tyre. Kurse sot Veliaj konsideroi si konkurent vetëm Kosovën.

“Jam i gatshëm të përballem me kandidatin tjetër. Basha thoshte që do ta bënte bukën 600 lekë. Unë këto karagjozllëqe nuk do t’i them kurrë se e di ca kompetencash ka bashkia dhe pushteti qëndror. Por të mos lejojmë fushata, që kandidati ka bërë dje, pasi kompania filmike e ka prodhuar,  unë mendoj se ofendojmë  publikun. Unë e di që doktori është një burrë i mirë dhe i respektuar, nuk ka nevojë për një sekretare, t’i marrë vendimet vetë”, komentoi Veliaj, Kosovën.

Veliaj, në aktivitetin e sotëm me biznesmenë ka sulmuar kreun e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëkohësisht edhe kreu i PD-së. Ai ka hequr një paralele me udhëtimet e Bashës në Hollandë, duke thënë se s’do jetojë në Hollandë por për 4 vjetët e ardhshme e më pas do jetojë në Tiranë.

“Unë do vazhdoj të jetoj në Tiranë këto 4 vjet, edhe 4 vjet, edhe 4 vjet më tej. S’dua të jetoj në Hollandë, nëse dikush jeton në avion, nuk i shërben Tiranës. Dua të vazhdoj të punoj si në ministri. Disa nga stafi ankohen se i kam futur në punë 24 orë në punë, të shtunë e të dielë, ku kanë thënë ‘’na mbyti’’. Jo se është fiksimi im, por kjo gjë duhet’’, tha sot Veliaj.

Veliaj ka premtuar se do të vazhdojë të punojë njësoj si në ministri dhe se nuk do të bëjë largime nga bashkia, sipas përkatësive politike.

“Unë nuk shoh përkatësi politike,. Por një gjë e dalloj, njeriun e aftë dhe të paaftë. Në Sigurimet Shoqërore nuk kam bërë asnjë lëvizje. Administrata ka njerëz të aftë, ama në Shërbimin Kombëtar të Punës, kur e pashë që kisha njerëz të paaftë bëra zëvendësime se nuk do kisha bërë me Luanin 11 zyra pune’’, theksoi Veliaj, duke shtuar në fund se nuk e fsheh që është në fushatë dhe kërkon votat e biznesmenëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova në Farkë e Petrelë: Komunikimin që kam me pacientin do ta kem me qytetarin
Berisha pas vendimit: Gjykata humbi rastin të bënte histori me testin e drogës së Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.051240921020508
array(1) { ["section"]=> string(79) "veliaj-sfidon-ne-debat-vetem-kosoven-neglizhon-bojaxhiun-tafajn-dhe-gurin-10332" }