Veliaj shpall fitoren, festë para selisë së Partisë Socialiste. Veliaj: S’jemi pushtuesit e rinj

Publikuar tek: politike, më 11:37 23-06-2015 Veliaj shpall fitoren, festë para selisë së Partisë Socialiste. Veliaj: S’jemi pushtuesit e rinj Erion Veliaj gjatë fjalimit të fitores

Erion Veliaj ka shpallur sot fitoren, në një atmosferë feste para selisë së Partisë Socialiste. Nën mbështetjen, duartrokitjet dhe brohorimat e militantëve të majtë, Veliaj ka qenë i gëzuar për arritjen e tij. Ai ka falenderuar Ramën, por edhe Metën për fitoren.

“Sot është një ditë e rëndësishme për mua, PS, LSI dhe për të gjithë ata që iu bashkuan ASHE, pasi na kanë ngarkuar me përgjegjësinë e ndryshimit historik të Bashkisë së Tiranës. Nëse ka dikush që ishte dyshues për reformën administrativce, cinik për qyetarinë e këtij vendi, nëse ka dikush që ishte skeptik, sot ka një përgjigje: qytetarët dolën masivisht në votime, konfirmuan ASHE dhe i dhanë fitoren në 46 bashki. Kjo fitore në 46 bashki nga 61 bvashki të vendit është fitorja më e mirë e arritur nga socialistët dhe progresistët.

Jemi mirënjohës dhe të përulur.

Një mirënjohje të veçantë dua t’ua dërgoj të gjithë aktivistëve të PS, LSI, PDIU dhe gjithë të tjerët që e trajtuan fushatën si një garë të përbashkët të ASHE. Dua të falenderoj kryeministrin e vendit Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Dua gjithashtu të falenderoj nga zemra, mikun, kolegun dhe vëllanë tim jashtëzakonisht të përkushtuar Saimir Tahirin.

Ekipin tonë të deputetëve dhe ekipet në çdo njësi, Ditmir Bushatin, Besnik Baren, Ledi Shamkun, të mrekullueshmen Lindita Nikolla,  Blerina Gjylametin, Pandi Majkon, Saimirin dhe Krenarin, Vasilika Hysin. Zemrën e Tiranës Ervin Bushatin. Sadri Abazin dhe Bledi Çuçin, Fatmir Xhafa, Rakip Sulin, Xhemal Qefalinë, Artan Gacin, Erioan Hysën, Milena Hariton.

Dua të falenderoj të gjithë kandidatët për këshill bashkiak, mezi pres që të fillojmë punët e mbara. Të gjithë këta nga kryeministri, Meta sollën një fitore të paprecedentë që momentalisht është mbi 43 mijë vota.

Falenderoj numëruesit. Këto janë zgjedhjet më të lira, më të ndershme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Meritat nuk janë vetëm tonat, meritë ka edhe kundërshtari ynë Halim Kosova që ka gjithë respektin për përpjekjen që bëri për t’u ndarë nga politikat e shpifjes. Falenderoj edhe kandidatët e tjerë, Gjergjin, Sazanin , Arbenin..T’I ftoj të mos ndjehen humbës, por kontribues të ndryshimit të Tiranës. Ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë, mezi pres bashkëpunimin tuaj në bashkinë e Tiranës.

Fitorja jonë është realisht shumë e madhe por jemi realisht shumë të përulur. Në vend që të festojmë duhet të përveshim mëngët që ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur. Ne nuk jemi pushtues të këtij qyteti, por administratorët e rij të këtij qyteti.

Mund të mos na keni dhënë votën, po ne e dëgjojmë dhe respektojmë mendimin ndryshe dhe zërin tuaj. Do shërbejmë njësoj, pa i ndarë në të majtë dhe të djathtë. Do ndërtojmë një bashki që i bashkon njerëzit. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët.

I bëj thirrje administratës së bashkisë së Tiranës se nuk ka asnjë ngut të lidhë kontrata 5- vjecare , duke menduar se pas meje u bëftë qameti . Bashkia do ta nisë me një audit , për të bërë transparencë para qytetarëve.

Ndihem një njeri i bekuar nga dashuria dhe respekti juaj dhe kjo është provë se në këtë vend në këtë qytet ja del pa qenë familje e njohur , pa qenë dikushi . Dua t’ju siguroj se çdo i ri do të ecë përpara para falë talentit pa i parë njerëzit se si kanë votuar, që të gjithë ata që punojnë në dhe kanë talent do t’ia dalin në Tiranë dhe në vende te tjera. Na prifte e mbara!”", tha Veliaj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetarët në pritje të fitores së Mziut (Foto)
Dako paralajmëron fitoren e tij në Durrës me foto festive, “Mirënjohjeeee!’’ »
Article Logic
Execution time: 0.025119066238403
array(1) { ["section"]=> string(99) "veliaj-shpall-fitoren-feste-para-selise-se-partise-socialiste-veliaj-s-jemi-pushtuesit-e-rinj-14413" }