Veliaj shpërthen në mbledhje, i thotë këshilltarit demokrat: S’të pjerdh fare. Këshilltari: Ti je idiot

Publikuar tek: politike, më 14:30 30-12-2015 Veliaj shpërthen në mbledhje, i thotë këshilltarit demokrat: S’të pjerdh fare. Këshilltari: Ti je idiot

Tension në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj është përplasur me këshilltarët e djathtë. Në momente tensioni Veliaj iu drejtua këshilltarit të djathtë Fabian Topollajt duke i thënë “ty s’të pjerdh fare”. “Ti je idiot”, ishte përgjigjia e të djathtit. Pas kësaj, këshilltarët demokratë janë çuar në këmbë duke i zënë foltoren kryebashkiakut në shenjë proteste për fjalorin e papranueshëm, sipas tyre.

Akil Kraja: Mos mbani fjalime dy orë si Enver Hoxha, që dilte fliste sa e bukur është Shqipëria dhe duartrokisnin. Do hyni në histori për zhbërjen e shtetit të së drejtës.

Kraja duke folur për transformimin e sheshit "Nënë Tereza": Unë pi verë se jam frankofon. Ju hani qofte dhe kastravec.

Leonard Olli: Jemi të barabartë përpara të barabartëve, mos lejohet kjo gjuhë, keni të drejtën tuaj do ju vijë rradha të flisnin por është minimumi i etikës të dëgjoni njëri-tjetrin.

Veliaj: Tiranën dua ta bëj si Korça, ti si korçar që do më shumë Tiranën, duhet të më përkrahësh. Pashë një tollovi të jashtëzakonshme për taksën e hoteleve  me 5 yje.

Olli: Ku kemi hotele me 4-5 yje në Shqipëri, jeni jashtë realitetit...

Veliaj: Jam i Tiranës. Kemi 3. Aq sa janë. Në Tiranë yjet janë ndarë në këtë mënyrë që taksa i ulet. Për hotelet e tjera është bërë një euro.

(Ndërhyn këshilltari i PD, Akil Kraja nga vendi... Flet edhe Olli me Topollajn)

Veliaj-Topollajt: Ty s'të pjerdh hiç

Olli: Ti je idiot

Veliaj: Shkoni flini në shtëpitë tuaja, mos u merrni me motelet. Flasim pak për çështjen e tabelave.

Olli: Mos na fyej, do ndërpresim sencën...

Veliaj: Do të vish këtu? Hajde ulu!

(Olli dhe Topllaj çohen nga vendi shkojnë para foltores ku flet Veliaj)

Topollaj: Ti je legen!

Veliaj: Mësohu me kulturë!

Veliaj: Sillu si i rritur, do i integrojmë të gjithë në Tiranë me rregulla!

Veliaj: Qytetaria është e vështirë mësohet. Po mësohet siç po e mësojmë të gjithë.

Topollaj: Po se ju s’keni lindur qytetar ndaj.

Olli: Çfarë duhet të presim ne, të na shajnë me rob shpie.

Veliaj: Mos e prish gojën. Je në Tiranë, fol mirë.

tens1.jpg

tens.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tre ministra në deklaratë për sigurinë rrugore. Haxhinasto, Nikolla dhe Tahiri japin porositë për shqiptarët
Spartak Ngjela ndjek dhe komenton mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Humor i shkëlqyer, mirë ua bëri Veliaj »
Article Logic
Execution time: 0.022454023361206
array(1) { ["section"]=> string(105) "veliaj-shperthen-ne-mbledhje-i-thote-keshilltarit-demokrat-s-te-pjerdh-fare-keshilltari-ti-je-idiot-28871" }