Veliaj sulmon Kosovën për klinikën: Si mundet që kandidati i cili synon Bashkinë ndërton 5 kate pa leje?

Publikuar tek: politike, më 09:43 29-05-2015 Veliaj sulmon Kosovën për klinikën: Si mundet që kandidati i cili synon Bashkinë ndërton 5 kate pa leje?

Kandidati  i maxhorancës Erion Veliaj  ka propozuar sot programin për infrastrukturën që do të zbatohet, nëse ai do të jetë i zgjedhuri i banorëve të kryeqytetit për të drejtuar Bashkinë më të madhe në vend. Veliaj ka vijuar akuzat ndaj kampit të djathtë për premtimet e pambajtura. Ai ka ironizur kandidatin aktual të bashkisë duke thënë se i duhet 66 vjet për të bërë një vit punë. Veliaj ka sulmuar edhe rivalin e tij Kosova duke u shprehur se e vetmja gjë që mund të ofrojë është një standart jetese si në lagjen e tij, që i ngjan Afrikës.

“Isha i interesuar se ku jetonte rivali imi, në çfarë standartesh dhe pashë që tek Njësia 5, ishte ajo që kisha  parë 10 vite më parë. Nëse kandiati i Shqupit,  jeton në standart nënnjerëzor, afrikan, ku qentë pushtojnë territorin, ku dikush tregton ushqimin tek gjiriztet e minjve…me çfarë e kurajo e kërkojnë votën, ta bëjnë Tiranën si Njësia 5 ? Si ka mundësi që një kandidat për bashkinë ndërton një pallat 5 katësh  pa leje?” tha Veliaj teksa u shpreh i bindur se qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Veliaj premtoi se në kryeqytet do të investohet për rregullimin e rrugëve, parqeve, kënde lojrash, parking etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Amerikanët për vizitën e Vuçiç në Tiranë: Historike, përgëzojmë të dy kryeministrat
Bushati-Glover: Standardet e zgjedhjeve, provë për demokracinë »
Article Logic
Execution time: 0.020555019378662
array(1) { ["section"]=> string(108) "veliaj-sulmon-kosoven-per-kliniken-si-mundet-qe-kandidati-i-cili-synon-bashkine-nderton-5-kate-pa-leje-12212" }