Veliaj sulmon të pavarurit: Të pestë kanë dalë nga Saliu, u thonin qytetarëve në 2013-ën mos votonin Ramën

Publikuar tek: politike, më 17:15 26-05-2015 Veliaj sulmon të pavarurit: Të pestë kanë dalë nga Saliu, u thonin qytetarëve në 2013-ën mos votonin Ramën

Kandidati i ASHE Erion Veliaj ka sulmuar kandidatët e pavarur duke i cilësuar si “të dalë nga SHQUP-i”. Veliaj nuk përmendi emra por tha se “qytetarët nuk janë buallenj, ata e mbajnë mend mirë se kush ishin këta të pestë”.

“Pesë kandidatët e pavarur, duke nisur nga ish-minist6ri e të tjerët pse u thonë njerëzve do rrimë dhe 26 ditë dhe pastaj do rregullojmë Tiranën. Pesë kandidatët e Saliut që kanë dalë nga PD-ja, le t’i rregullojnë rrugët sot, pse i duhen edhe 4 vjet për ta bërë atë që mund të bëjnë që sot. Ata kujtojnë se ne jemi budallenj, se nuk e mbajmë mend kush ishin këta të pestë”, tha Veliaj duke e theksuar për të disatën herë që pesë kandidatët janë “të Saliut”.

Veliaj i kujtoi  banorët e Laprakës se këta kandidatë, sipas tij “ishin vërdallë në vitin 2013-të dhe u thonin qytetarëve të mos votonin Edi Ramën ”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Pas studimeve të thelluara, Rama ka gjetur se Berati ka qenë ishull, do e kthejë në identitet
Spartak Ngjela në krah të Veliajt në fushatë: Është personi më pak i korruptuar »
Article Logic
Execution time: 0.028412103652954
array(1) { ["section"]=> string(110) "veliaj-sulmon-te-pavarurit-te-peste-kane-dale-nga-saliu-u-thonin-qytetareve-ne-2013-en-mos-votonin-ramen-12021" }