Veliaj takim drejtuesit e klubit “Tirana”, Halili: S’kemi pasur asnjë mbështetje nga bashkia, s’kemi as dhoma zhveshje

Publikuar tek: politike, më 10:15 14-06-2015 Veliaj takim drejtuesit e klubit “Tirana”, Halili: S’kemi pasur asnjë mbështetje nga bashkia, s’kemi as dhoma zhveshje

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me përfaqësues të klubit të futbollit “Tirana”. Veliaj ka diskutuar mbi mundësinë e një bashkëpunimi më të gjerë në të ardhmen, si dhe u njoh nga afër me projektin për rikonstruksionin e stadiumit “Selman Stërmasi”.

“Duke dëgjuar edhe projektet që ju keni vendosur për sportin, për të shndërruar në terrene sportive të gjitha ato ambiente që janë të zëna dhe jofunksionale, kam besim se edhe ky projekt do të ecë mirë në të ardhmen. Kemi pasur një mbështetje nga Federata Shqiptare e Futbollit, kemi bërë tapetin e ri me të gjitha parametrat, kemi sjellë stolat dhe presim të marrim një leje zhvillimore për pjesën anësore dhe tribunës. Do të ishte mirë që edhe ky stadium në qendër të Tiranës të bëhet ashtu siç duhet”, u shpreh presidenti i ekipit të Tiranës, Refik Halili.

 Ai theksoi se gjatë sezonit që sapo u mbyll, nuk ka marrë asnjë mbështetje nga Bashkia e Tiranës. “Nuk e di pse. Nuk është miratuar në buxhet apo nuk ka pasur mundësi, këtë s’di ta them. Por, në këtë sezon nuk ka pasur asnjë mbështetje”, deklaroi ai.

 Sipas presidentit Halili, klubi bardheblu nuk ka as dhoma zhveshjeje, duke qenë se një pjesë e ambienteve janë të zëna. “Nuk kemi as dhoma zhveshjeje ku të marrim ajër, pasi janë të bllokuara. Të lirohen dhe t’i kthehen klubit të Tiranës që të funksionojë sa më mirë”, tha ai.

 Nga ana e tij, kandidati Veliaj shprehu të gjithë përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me drejtuesit e klubit të Tiranës, duke theksuar se te Bashkia e re e Tiranës ata do të gjejnë respektin e munguar, por edhe mbështetje të plotë.

Bashkia e Tiranës është pronare e 34% të aksioneve të klubit 24 herë kampion të vendit dhe sipas kandidatit Veliaj, ajo do të jetë një nga prioritetet e tij pas 21 qershorit. Të pranishëm në takim ishin edhe trajneri Shkëlqim Muça, kapiteni i Tiranës Ervin Bulku dhe Drejtori Teknik, Eduard Gjini.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova: Karburanti im s’mbaron kurrë, përballë hipokrizisë keni sinqeritetin
Rama në Konispol: T’ju vijë turp këtyre qorrave që duan të djegin tokën ku lindën »
Article Logic
Execution time: 0.0043540000915527
array(1) { ["section"]=> string(119) "veliaj-takim-drejtuesit-e-klubit-tirana-halili-s-kemi-pasur-asnje-mbeshtetje-nga-bashkia-s-kemi-as-dhoma-zhveshje-13527" }