Veliaj: Taksa e pronës të kalojë në kontroll të pushtetit lokal

Publikuar tek: politike, më 12:47 10-02-2016 Veliaj: Taksa e pronës të kalojë në kontroll të pushtetit lokal

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkon për bashkitë më shumë kompetenca financiare në raport me qeverisjen qendrore.

Gjatë konferencës për Financat e pushtetit lokal , Veliaj tha se është e nevojshme transferimi i një sërë kompetencash të qeverisë qendrore në duart e pushtetit lokal, ku si shembull mori taksën e pronës.

“ Besoj tek transferimi i disa kompetenca. Ajo që pranohet është nonsens që kryetarët të negociojnë me qeverinë për taksat e një tabele reklamuese. Kjo nuk ka nevojë të negociohet me qeverinë. Disa çështje si taksa e pronës sipas vlerës duhet të jenë kompetenca të qeverisë lokale. Unë besoj që edhe qeveria fiton se çlirohet nga një stres i panevojshëm ku duhet të negociojë më 61 bashki”, tha Veliaj.

"Të gjitha bashkitë në Shqipëri formalisht mund të kreditohen. Por praktikisht e kemi të pamundur sepse kemi qeverinë qendrore që tashmë ka një tavan. Ne duam që brenda këtij tavani, të ketë një minitavan, ekskluziv për pushtetin vendor”, tha kryetari i Bashkisë Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria miraton projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit: Në varësi të Policisë së Shtetit
Rama sulmon Fugën për papunësinë? “Më ka ardh zor kur kam parë një profesor që shqeu gojën deri në atë pikë...” »
Article Logic
Execution time: 0.021355867385864
array(1) { ["section"]=> string(68) "veliaj-taksa-e-prones-te-kaloje-ne-kontroll-te-pushtetit-lokal-32216" }