Veliaj: Të luftojmë për çdo votë, që çdo banor të vijë në drejtimin e duhur

Publikuar tek: politike, më 09:49 10-06-2015 Veliaj: Të luftojmë për çdo votë, që çdo banor të vijë në drejtimin e duhur

“Në këto 4 vjet Tirana ka humbur shumë kohë, ndaj kemi nevojë të trokasim në çdo derë, për çdo votë, për ta çuar qytetin tonë në drejtimin e duhur”. Me këto fjalë i është drejtuar kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, një grupi të rinjsh nga njësia nr. 9 në kryeqytet, duke theksuar se në 21 qershor do të fitojmë në 24 zonat administrative.

 “Nga sot, kemi edhe dy javë për të bërë një fushatë spektakolare, për të trokitur në çdo derë dhe për të takuar çdo njeri të lagjes. Vërtet jemi në qeveri në Shqipëri, por në Tiranë dhe në njësinë nr.9 jemi në opozitë, ndaj duhet të luftojmë si në opozitë, për çdo votë, për çdo njeri, për çdo banor të kësaj lagjeje, që të vijë në drejtimin e duhur. I kemi vënë një qëllim vetes, që do të fitojmë jo vetëm 11 minibashkitë, por edhe 13 komunat, për të pasur një rezultat 24 me 0 në Bashkinë e re të Tiranës”, deklaroi Veliaj në takimin me të rinjtë.

 Veliaj tha se banorët e Tiranës e dinë se sa shumë punë janë lënë pa bërë në këto 4 vjet, prandaj pas 21 qershorit bashkia e re duhet të ecë shumë shpejt. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lu apel të rinjve:Ndëshkoni të inkriminuarit, nëse s’votoni, mos u ankoni
Pushimi i çështjes për dhunën ndaj Strazimirit, Berisha: Opozita po vihet në gijotinën e regjimit »
Article Logic
Execution time: 0.023468971252441
array(1) { ["section"]=> string(79) "veliaj-te-luftojme-per-cdo-vote-qe-cdo-banor-te-vije-ne-drejtimin-e-duhur-13168" }