Veliaj u mëson qytetarëve 4 hapat e aplikacionit të ri “Tirana Ime”, çfarë duhet të bëni

Publikuar tek: politike, më 20:39 06-02-2016 Veliaj u mëson qytetarëve 4 hapat e aplikacionit të ri “Tirana Ime”, çfarë duhet të bëni

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar ditën e djeshme një aplikacion të ri për t’u ardhur në ndihmë 1 milion banorëve të kryeqytetit. “Tirana ime”, quhet aplikacioni i Vodafone që ofron shërbime të ndryshme për qytetarët dhe vjen si pamundësi për t’ju përgjigjur një më një në mënyrë të drejtpërdrejtë ankesës së çdo banori. Kryebashkiaku, sakaq, ka shpjeguar nga rrjeti social për ndjekësit e tij 4 hapat që duhet të ndjekin “për të ndryshuar lagjen e tyre”.

“Shkarko këtu ->https://goo.gl/PeCdjy
1.Përshkruaj problemin.
2.Ngarko foto .
3.Bashkia nis ekipet.
4.Problemi zgjidhet.
PUNA, e vetmja mënyrë për të qëndruar të fokusuar te misioni për Tiranën”, shkruan Veliaj

Aplikacioni do të shërbejë për të raportuar problemet me infrastrukturën, por edhe për të kontrolluar një sërë shërbimesh, siç mund të jetë trafiku i makinave në rrugët, pastrimi apo ujësjellësi.

ve3.jpg

ve2.jpg

ve1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kërcënohet me jetë deputeti në garë për kreun e PS: Më telefonoi vëllai i Arben Ndokës, në dijeni Rama e Balla
Meta për Byronë e Hetimit: LSI e gatshme ta votojë, s’ka rëndësi në varësi të kujt është »
Article Logic
Execution time: 0.02036714553833
array(1) { ["section"]=> string(91) "veliaj-u-meson-qytetareve-4-hapat-e-aplikacionit-te-ri-tirana-ime-cfare-duhet-te-beni-31928" }