Veliaj u numëron një nga një detyrat ndërlidhësve: Tirana e ka humbur sensin e intimitetit por këtë nuk e ndryshojmë dot

Publikuar tek: politike, më 12:34 01-03-2016 Veliaj u numëron një nga një detyrat ndërlidhësve: Tirana e ka humbur sensin e intimitetit por këtë nuk e ndryshojmë dot

Kryebashkiaku Erion Veliaj në mbledhjen e sotme u ka përcaktuar qartë dhe prerë detyrat ndërlidhësve të Bashkisë së Tiranës me banorët. Veliaj u kujtoi atyre se “ kanë një detyrë dhe duhet të presin edhe kritika”. Sakaq, duke folur për qytete si Berati apo Gjirokastra të cilat i kanë ruajtur karakteristikat e tyre, kryebashkiaku tha se rasti i Tiranës nuk është ky.

“Tirana sot me 1 milion banorë nuk e ka më sensin e intimitetit, është një Tiranë që për kushtet ekonomike do ketë lëvizje demografike, ne këtë nuk e ndryshojmë dot. Në fakt është lajm i mirë që Tirana është kaq atraktive”, tha Veliaj duke i mëshuar komunikimit me banorët.  

“Siç i bëmë ato 24 dëgjesa për projekbuxhetin ne duhet ta kthejmë gjithë vitin në një komunikim konstant me banorët në 24 njësi.

Demokracia është sport me pjesëmarrje, qytetarët që nuk e kanë mendjen të dalin në televizion por si të bëhet komuniteti më i mirë ishin në këto dëgjesa ndaj dua që këtë traditë të mirë që filluam ta vazhdojmë në mënyrë konstante”, tha kryetari i bashkisë.

Detyrat që Veliaj u përcaktoi ndërlidhësve:

1- Raportoni për çdo ndërhyrje të paligjshme në zonën tuaj, kjo është një nga detyrat më të rëndësishme historia e ndërtimeve pa leje ka mbaruar.

2- Ndërmjetësimi mes banorëve dhe bashkisë, përfaqësoni zërin e banorëve në dëgjesa publike

3- Ndërlidhësi kërkohet të zgjidhë ose zbardhë cdo mosëmarrëveshje mes banorëve dhe drejtuesve të bashkisë. Ne jemi shqiptarë, jemi gjaknxehtë dhe në studio televizive jo më në lagjen ku s’na sheh njeri.

4- Secili prej jush të identifikojë njerëzit në nevojë”, listoi kryebashkiaku ndërsa u ndal edhe te Ligji për bashkëjetesën në komunitet, ligji i administratorëve të pallatit.

“Çdo pallat të ketë administratorin e vet për shumë probleme, ai duhet të jetë me licence, i trajnuar për t'u bërë administrator pallati”, tha Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë s’u pa, Sazan Guri prek me dorë Erion Veliajn, tension në dhomën e grimit (VIDEO)
Meta: S’ka rëndësi nën varësinë e kujt është Byroja, ne do ta votojmë. LSI ka besim të ndryshëm? Do t’i drejtohemi EURALIUS »
Article Logic
Execution time: 0.009099006652832
array(1) { ["section"]=> string(125) "veliaj-u-numeron-nje-nga-nje-detyrat-nderlidhesve-tirana-e-ka-humbur-sensin-e-intimitetit-por-kete-nuk-e-ndryshojme-dot-33915" }