Veliaj: Votën time të parë e kam hedhur për Edi Ramën

Publikuar tek: politike, më 13:01 17-06-2015 Veliaj: Votën time të parë e kam hedhur për Edi Ramën

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ju ka bërë thirrje të rinjve që votojnë për herë të parë, që në 21 qershor ta përdorin me zgjuarsi forcën e votës dhe të votojnë drejtimin e duhur. Në takimin e zhvilluar në oborrin e selisë së Partisë Socialiste me votuesit për herë të parë, kandidati i majtë tha se përmes votës secili prej nesh ka e në dorë ta zgjojë nga gjumi 4 vjeçar Bashkinë e Tiranës.

“Kur njerëzit po përmendin një bashki që ka kaq kohë që fle gjumë, një elefant të madh përtac që fle gjumë, ka vetëm një mënyrë sesi mund të zgjohet. 1 milionë të rinj që bëhen bashkë në një qytet me 1 milion banorë dhe që e zgjojnë nga gjumi këtë elefant përtac. Unë besoj se kjo është fabula më e bukur e asaj që duam të bëjmë”, u tha Veliaj të rinjve.

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës u rrëfeu të rinjve se votën e tij të parë në vitin 2000 e ka hedhur për Edi Ramën. Ai tha se në një farë mënyre edhe vota e tij bëri një diferencë për Tiranën e viteve 2000.

 “Arsyeja pse e mbaj mend është se vota ime vlejti për të sjellë atë ndryshim në Tiranë. Nëse kam një inkurajim për t’ju dhënë është që ta bëni votën të vlejë”, deklaroi Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bogdani: Deri më 15 qershor, shpenzimi i Veliajt 1 milionë e 346 mijë euro
Reagon Dako pas akuzës së kandidates rivale: Grida Duma gënjen sërish, erdhi me vonesë në takim »
Article Logic
Execution time: 0.019541025161743
array(1) { ["section"]=> string(58) "veliaj-voten-time-te-pare-e-kam-hedhur-per-edi-ramen-13838" }