Veliaj zihet keq me Ollin, këshilltari i shkon në foltore: Turp. Kryetari: Dashnorët e zhulit të shkojnë te SHQUP-i, gishtat aty ku duhet

Publikuar tek: politike, më 10:10 15-10-2015 Veliaj zihet keq me Ollin, këshilltari i shkon në foltore: Turp. Kryetari: Dashnorët e zhulit të shkojnë te SHQUP-i, gishtat aty ku duhet

Kryebashkiaku Veliaj dhe këshilltari i PD për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli janë përplasur me njëri tjetrin teksa kreu i bashkisë po fliste në foltoren e improvizuar te liqeni pikërisht për masterplanin e Parkut të Liqenit. Olli i erdhi në mënyrë krej të papritur Veliajt dhe i ndërpreu fjalën.

Olli: Kjo është dhunë...

Veliaj: Ku është dhuna, që pastrohet qyteti i thoni dhunë? Qyteti do gjelbërohet dashnorët e zhulit të shkojnë te SHQUPI-i, të dashurit e gjelbërimit të rrinë këtu.

Olli: Ju jetoni në zhul, faleminderit për leksionet.

Veliaj: Edhe fëmijët tuaj do jetojnë te liqeni.

Olli: Po diskriminoni njerëzit, është e turpshme.

Veliaj: Edukata mësohet në shkollë. Katër vjet, ja vizioni juaj për qytetin: zhul, urinë, nevojë, gishtat përpjetë dhe aty ku duhet...

Olli: Faleminderit!

Veliaj: Kalo...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shpërblen me poste Flamur Bimen dhe Fadil Nasufin
CEZ/ Paloka ironi me Gjiknurin e Ramën: Kur e ngre e ul ai, ngrihen e ulen të gjithë. E bukur Vila në Çeki, ë? »
Article Logic
Execution time: 0.024464130401611
array(1) { ["section"]=> string(138) "veliaj-zihet-keq-me-ollin-keshilltari-i-shkon-ne-foltore-turp-kryetari-dashnoret-e-zhulit-te-shkojne-te-shqup-i-gishtat-aty-ku-duhet-23170" }