“Veliera”, Shoqëria Civile përplaset me Kumbaron, ministrja rrethohet me shirita “skenë krimi”

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:29 03-03-2017 “Veliera”, Shoqëria Civile përplaset me Kumbaron, ministrja rrethohet me shirita “skenë krimi”

Takimi mes ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe përfaqësuesve të Shoqërisë Civile ka përfunduar pas përplasjes dhe debateve të ashpra.

Aulon Kalaja, i cili prej kohësh është në krye të protestës kundër masakrës arkeologjike që po kryhet pranë Torrës Veneciane për shkak të ndërtimit të “Velierës”, i ka kërkuar ministres Kumbaro që të diferencohet nga veprimet e paligjshme dhe shkatërrimin që kryebashkiaku Vangjush Dako po i bën rrënojave arkeologjike të zbuluara gjatë punimeve për projektin.

Ai i ka kërkuar Kumbaros të bashkohet me popullin dhe të dalë në mbrojtje të trashëgimisë arkeologjike, duke e ftuar të bëhet pjesë e protestës së tyre, por duket se Ministrja e Kulturës e ka refuzuar këtë ftesë, duke nisur të flasë gjatë e gjerë.

Në këtë moment aktivistët kanë hedhur një shirit duke e rrethuar atë si skenë krimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019577980041504
array(1) { ["section"]=> string(94) "veliera-shoqeria-civile-perplaset-me-kumbaron-ministrja-rrethohet-me-shirita-skene-krimi-70583" }