Vëllai drejtor i kryeministrit, Olsi RAMA largon nga konferenca Dalipin, s’përmbahet: Nuk ka garë sportive nga FSHF-ja!

Publikuar tek: sport, më 15:02 17-02-2018 Vëllai drejtor i kryeministrit, Olsi RAMA largon nga konferenca Dalipin, s’përmbahet: Nuk ka garë sportive nga FSHF-ja!

Olsi Rama ka dalë në konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes me Kukësin.

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit ka bërë një kërkesë të pazakontë, teksa përpara mediave i është drejtuar zv.trajnerit, Klevis Dalipi që ndodhej aty të shkojë të punojë me skuadrën, pasi tashmë nuk ka çfarë të bëjë pa Bathën e Tashin.

"Duke marrë shkas nga Federata për një shkresë që ka ardhur nga Federata, nga Komisioni i Disiplinës për një dënim ndaj dy lojtarëve tanë, kapitenit Batha dhe mesfushorit Trashi. Erdha sot këtu që t'i jap këtu pak kohë Dalipit sepse ka shumë punë për të bërë.

Nuk kam një kapele magjistari për të shpikur se çdo të bëjë në ndeshjen e radhës. Kështu që besoj, duke marrë mirëkuptimin tuaj, ta lëmë Dalipin të shkojë t'i përvishet punës bashkë me stafin teknik sepse kjo nuk është më një çështje sportive tekniko-taktike, por është diçka që shkon pak më tej se sa vlerat që ka Partizani në fushën e lojës. Për mua shko mendo me trajnerët e tjerë se çfarë do të bëni për ndeshjen e radhës kundër Kukësit", ka deklaruar fillimisht Olsi Rama.

Më tej ai ka vijuar me pyetjet e gazetarëve:

- Dënim me dy standarte i dy futbollistëve të Partizanit. Është deri diku i çuditshëm. Është kjo një hakmarrje për faktin që Partizani u pozicionua kundër presidentit aktual të Federatës?

Për sa i përket dënimit, unë ende duhet të kuptoj se cilat kanë qenë arsyet dhe shkaqet që jepet dy ditë para ndeshjes. Mesa kemi arritur të komunikojmë, ka të bëjë me një episod pas ndeshjes. Ndërkohë që ka pasur plot episode gjatë këtyre ndeshjeve që ne kemi bërë që kanë treguar një anshmëri të theksuar të vendimeve në disfavor të Partizanit. Unë mendoj që jetojmë në një vend demokratik ku të gjithë kanë të drejtën e tyre të shprehin preferencat në raport me vendimmarrjen. Federata organizon Superligën dhe ka shumë vendimmarrje në raport me mbarëvajtjen e kompeticionit për të cilën e them në mënyrë të hapur që Partizani ka mbajtur një qëndrim shumë korrekt. Pavarësisht pasojave që ka vuajtur.

Duhet të kuptohet një gjë që s'duhet ngatërruar në asnjë moment. Ky është një kompeticion sportiv ku harxhohet një shumë e konsiderueshme lekësh për të arritur dhe rezultatet. Është një dëm ekonomik që i bëhet klubit. Në një situatë të disfavorshme për futbollin shqiptar duke pasur parasysh raportin e dy inspektorëve të UEFA-s për Skënderbeun, ne përballemi me një realitet që tenton të fallsifikojë kampionatin. Është e papranueshme nga ana jonë. Ne kemi dhënë me shembuj që jemi një klub që respektojmë të gjithë standartet. Jemi të interesuar me disiplinën brenda klubit dhe në fushë. E kemi treguar me vepra më shumë se çdo klub tjetër që kemi marrë masa për të gjithë lojtarët pa përjashtim. Duke mos i fshehur dhe gjërat që kemi brenda shtëpisë. Vetëm e vetëm për të rritur nivelin e shfaqjes sportive. Ne kështu e shohim suksesin. Një dënim i dhënë përpara dy ndeshjeve tona më të rëndësishme, skualifikon dy lojtarët tanë nga më të rëndësishmit, kapitenin Batha dhe Trashin për ndeshjet kundër Kukësit dhe Skënderbeut, më të rëndësishmet për mbarëvajtjen e sezonit tonë.

- Pra ju mendoni se është favor për kundërshtarët, duke qenë se këto dënime janë për ndeshjet kundër Kukësit dhe Skënderbeut?

Unë nuk dua t'i hyj ka thellë kësaj. Më vjen mirë që i kapni edhe këto nuancat. Ne në ndeshjen me Kukësin nuk kemi Prognin me karton, nuk kemi Telushin për një dëmtim në gju. Tani kemi edhe këta dy mungesa. Nuk e kam problem. Ne kemi përgatitur që ekipin ta kemi kompetitiv.Unë jam i bindur që edhe lojtarëve që nuk u është dhënë mundësia, do të japin maksimumin. Edhe Partizani do të jetë, i njëjti siç ka qenë. Tentativa është për të minuar mbarëvajtjen e punës tonë.

- A do të apelohet vendimi për dënimin e Trashit dhe Bathës?

Është një vendim prej dy javësh që është i paapelueshëm. Ne e vetmja gjë që mund të bëjmë është ta konvertojmë në ndeshjen me Skënderbeun me një dënim financiar. Për Kukësin është thjesht e pamundur. Është një sistem ku bie në vesh të shurdhër. Unë nuk besoj që lojtarët tanë kanë gabuar deri në këtë pikë. Unë jam njoftuar që gjyqtari anësor ka ofenduar Trashin dhe Bathin. Unë nuk jam dakord për kontestimet. Çështja është se lojtarët ndjejnë presionin, ndjejnë situatën në të cilën janë ku ndihen të sulmuar jo vetëm në fushën e lojës nga kundërshtarët. Por, sjellja e gjyqtarit anësor është e patolerueshme.

- A do të paguhet për pjesën e mbetur të dënimit të Starovës?

Ne nuk bëmë një apelim për Starovën pasi e gjykuam si trajneri dhe si udhëheqësi i skuadrës në fushë. Veprimi i tij është i patolerueshëm, pasi nxit që kjo sjellje të transmetohet edhe në fushë. Jemi të kënaqur me drejtimin e Dalipit në stol. Starova jep kontributin e tij. Tani jemi të përqëndruar te situata në fushë.

- Çfarë qëndrimi do të mbajë Partizani për titullin e hequr Skënderbeut dhe që tashmë është vakant?

Ndjej keqardhje, le ta shpreh për dënimin e kërkuar nga UEFA sepse shkon në dëm të futbollit shqiptar. Është një pasqyrim i shëmtuar. Fatkeqësisht është pasqyra them unë. Vërejta të gjithë listën e investiguar dhe nuk vura re asnjë ndeshje të Partizanit. Jemi ekipi model në këtë drejtim sepse luajmë me rregullat e futbollit.

Përsa i përket titullit të munguar, ne e kemi një çështje të hapur. Ne e kemi me meritë atë titull. Unë mendoj që Federata duhet të jepte një vendim të drejtë. Unë mendoj që Federata ka aplikuar gabimisht në thonjza ose dhe qëllimisht standart të çuditshëm për titullin e Skënderbeut, duke i hequr titullin, duke i hequr 12 pikë nga sezoni pasardhës. 12 pikët janë dënimi minimal.

- Më lart thatë që në listë e trukimeve të Skënderbeut nuk ishte Partizani. Mos kjo do të thotë që nuk është vetëm Skënderbeu ekipi i vetëm shqiptar që hetohet?

E para, unë uroj që kjo mos të jetë e vërtetë. Këto janë investigime. Kanë metodat e tyre. I ndjekin dhe i monitorojnë ndeshjet. Vë re mangësi nga e trajtimit të çështjeve edhe nga ana e Federatës në raport me klubin e Partizanit që aplikohen me dy standarte në raport me klubet e tjera.

- Çështja e tifozëve a është zgjidhur? Po në lidhje me ecurinë, ç’mund të na thoni?

Jemi një pikë larg Evropës. Jemi në këtë pikë dhe nuk them se është një sezon i suksesshëm. Po nisim diçka që të jetë sa më afatgjatë. Kemi luajtur disa ndeshje tani dhe kemi humbur në Vlorë për episode. Arritëm të mundëm Flamurtarin që është forcë e dytë në kampionat dhe këtë e bëmë me lojë. Po kthehemi te loja që duhet të shfaqim në fushë. Çështja e tifozëve është një problem që jam munduar ta adresoj. Shkallët janë bosh se nuk kanë besim te sistemi. Ata nuk duan të vihen në lojë, ky është problemi më i madh. Tifozët tanë janë të zjarrtë dhe po përpiqemi t’u japim atë ekip që duan. Në këtë polemikë nuk kemi pasur në asnjë moment mbështetjen e Federatës. Ata janë përgjegjësit në këtë aspekt. Ne po mundohemi të gjejmë gjuhën e përbashkët me policinë dhe tifozët. Jemi në bisedime të vazhdueshme. Tani na duhen për të mbështetur djemtë e ri që do luajnë me Kukësin.

- A jeni i kënaqur me merkaton?

Jam i kënaqur me mbarëvajtjen e ekipit, me seriozitetin në stërvitje, me cilësitë individuale të lojtarëve. Ia kam lënë stafit të punojë me ta. Kur shoh Champions League mendoj se mund të kemi edhe lojtarë të tjerë, por e kuptoj që duhet sjellë shumë këtu që të kemi mundësinë të fitojmë. /Newsport.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon sërish UEFA: Korça epiqendër e klikimeve për bastet online
Luiza Gega shpallet KAMPIONE e Ballkanit »
Article Logic
Execution time: 0.014209032058716
array(1) { ["section"]=> string(122) "vellai-drejtor-i-kryeministrit-olsi-rama-largon-nga-konferenca-dalipin-s-permbahet-nuk-ka-gare-sportive-nga-fshf-ja-110577" }