Vëllai i Çim Pekës: Kur të vjen e keqja, hapi derën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:20 20-02-2015 Vëllai i Çim Pekës: Kur të vjen e keqja, hapi derën Avenir dhe Çim Peka

Vëllai gazetarit Çim Peka që u aksidentua rëndë ditën e djeshme ka shkruar në ‘’Facebook’’ se aksidenti i të vëllait ka qenë dita më e vështirë për të.

Avenir Peka ka humbur djalin e tij 11 vjeç ditë më parë në një aksident të ngjashëm dhe sërish dje, vëllai i tij është përfshirë në një  aksident tragjik ku ka vdekur edhe Fleura Kola, një mikeshë e familjes së tyre.

 “Thonë kur të vjen e keqja, hapi derën! Sonte eshtë nata më e vështirë e jetës sime. Edhe më e vështirë se kur djali im 11-vjec vetëm pak javë më parë humbi jetën në aksident automobilistik nga njerëz të papërgjegjshëm. Sonte vëllai im binjak Çim Peka ra viktimë gjithashtu e njerëzve të papërgjegjshëm. Ai u plagos dhe vajza e mikut të familjes tonë Llesh Kola, Fleura Kola mbeti viktimë. Zoti na ndihmoftë”, shkruan ai në ‘’Facebook’’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027745962142944
array(1) { ["section"]=> string(54) "vellai-i-cim-pekes-kur-te-vjen-e-keqja-hapi-deren-3937" }