Vëllai i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare bëhet pjesë e Real Madridit

Publikuar tek: sport, më 21:20 23-08-2016 Vëllai i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare bëhet pjesë e Real Madridit

Supertalenti kosovar, Albian Ajeti, shumë shpejt pritet të bëhet lojtari më i ri i gjigantit evropian, Real Madrid.

Sulmuesi 19-vjeçar, i cili nga fillimi i vitit është pjesë e Augsburgut në Gjermani, këtë javë do të kompletojë kalimin te ekipi i parë i kampionit të Evropës.

Burime të Koha.net kanë konfirmuar se zyrtarë të klubit të “Mbretërve” i kanë ofruar kontratë sulmuesit të ri, ndërsa një gjë të tillë ka bërë edhe klubi gjerman duke i ofruar pagë shumëfish më të majme se që ka aktualisht vetëm që ta mbajë në ekip.

“Zyrtarë teknikë të klubit të Real Madridit i kanë paraqitur kushtet e kontratës klubit të Augsburgut, të cilët më pas i kanë ofruar kontratë të re, shumë më të mirë, Ajetit. Por, ai është i interesuar që të nënshkruajë me klubin spanjoll”, ka thënë burimi i Koha.net, i afërt me zhvillimet.

Ajeti tani pritet që brenda pak ditësh të niset drejt Madridit për të finalizuar kalimin dhe për t’u bërë futbollisti i ri i ekipit të Zinedine Zidanet, i cili kohë më parë kishte parë talentin e Ajetit në një turne për të rinjtë në Evropë.

Ajeti në fillim të janarit kishte nënshkruar kontratë katër vjet e gjysmë me Augsburgun pas largimit nga Baseli.

Ai është vëllai i mbrojtësit të njohur të kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili pas performancës së mrekullueshme në Evropianin 2016 nënshkroi kontratë me Torinon në Serie A, dhe mbrojtësit të Baselit, Adonisit.

Arlind Ajeti, me prejardhje nga Llapi, është pjesë e shpresave të Zvicrës, ndërsa akoma nuk është konfirmuar nëse do të pranojë të luajë për përfaqësuesen e Kosovës pas pranimit në FIFA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E bujshme/ Një super projekt për kompleksin “Dinamo”, ja cila është surpriza e FSHF-së
Besnik Hasi regjistron një tjetër sukses në Poloni »
Article Logic
Execution time: 0.069745063781738
array(1) { ["section"]=> string(77) "vellai-i-mbrojtesit-te-kombetares-shqiptare-behet-pjese-e-real-madridit-50660" }