Vëllai i Sokol Olldashit kundërpërgjigje të fortë deputetit të PD: Im vëlla edhe në varr, më i zgjuar se ty në kuadrat

Publikuar tek: politike, më 15:50 09-01-2016 Vëllai i Sokol Olldashit kundërpërgjigje të fortë deputetit të PD: Im vëlla edhe në varr, më i zgjuar se ty në kuadrat Sokol dhe Ardian Olldashi

Vëllai i Sokol Olldashit, Ardian Olldashi i kundërpërgjigjet deputetit të PD  Genc Pollo pasi ky i fundit ia atribuoi të ndjerit përgjegjësinë në kohën kur ishte ministër, për lejet antiligjore për shtrirjen e kabllove optikë në vend. Reagimi i Pollos erdhi pasi deputeti socialist Taulant Balla e akuzoi për ndërtimin e rrugës Elbasan- Librazhd.

“Ai Pollua që në vetvete nuk është gjë tjetër sesa krijese e pavetëdijeshme dhe ofendues i rracës njerëzore, dhe këtë rradhe më zhgënjeu. Jo nga pikëpamja burrërore, sepse aty nuk mund të pretendojmë, por nga varferia intelektive e këtij frymori. Ti bëjë vetes një dhuratë që Perëndia nuk ja bëri. Të tregohet një herë të vetme dinjitoz. E nga ta dije i gjori që im vëlla edhe aty ku është, është me i zgjuar se Pollua në kuadrat. Po sikur ti ketë incizuar nja dy këngë këtij zë bilbilit, pikërisht se një ditë krimbi mund të fajësojë shiun për aspektin e tij të baltosur”, shkruan në statusin e tij Ardian Olldashi.

Çfarë shkruante Genc Pollo

“Gojëpalari i Edi Ramës, T. Balla më fajëson mua për një leje kabllosh optikë që paska prishur rrugët. E vërteta është se këtë leje, antiligjore e abuzive e ka dhënë dikush tjetër pa lidhje fare me mua dhe unë sa isha ministër i telekomunikacionit u përpoqa të anulloj të paktën ekskluzivitetin e saj. Për Ballën nuk ja vlen të shkruash akoma”.

 LEXO EDHEElvi Fundo sulmon ashpër Genc Pollon: Gojëpalarë, hale...s’kishe b*thë para Sokolit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elvi Fundo sulmon ashpër Genc Pollon: Gojëpalarë, hale...s’kishe b*thë para Sokolit
“Në një javë pushohen nga puna 550 punonjës të UKT, rekrutimi për 6 mijë euro”, Berisha flet për “kartolinën e zezë” »
Article Logic
Execution time: 0.018954038619995
array(1) { ["section"]=> string(122) "vellai-i-sokol-olldashit-kunderpergjigje-te-forte-deputetit-te-pd-im-vella-edhe-ne-varr-me-i-zgjuar-se-ty-ne-kuadrat-29546" }