Vëllezërit korçarë sulmojnë himnin “kuq e zi ”: Shqiptarët kanë harruar që e kishin një kombëtar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:54 26-08-2015 Vëllezërit korçarë sulmojnë himnin “kuq e zi ”: Shqiptarët kanë harruar që e kishin një kombëtar Vellezerit korcare, Endri dhe Stefi Prifti

Bindshëm kundër këngës “Kuq e Zi je ti”, interpretuar nga këngëtarët Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi. Stefi Prifti ka dalë hapur kundër himnit të ri të kombëtares së futbollit duke konstatuar me habi se nuk po dëgjohet më himni ynë kombëtar, “Himni i Flamurit”.

“Flamuri me dy krena! Vendi me dy dialekte! Tani u bë dhe me dy himne! Ka disa muaj që promovohet më tepër se asgjë tjetër, kënga Kuq e Zi, me një mbështetje mediatike të paparë ndonjëherë!”, shkruan Stefi Prifti ndërsa pyet:

“Lind pyetja: Ky krijim, ka qenë i orientuar dhe paramenduar që më parë, për të krijuar një himn të ri, apo shqiptarët kane harruar që e kishin një himn kombetar, i cili dëgjohej me shumë se në çdo rast tjetër me përfaqësimin e Kombetares sonë të futbollit?

Çudia është se himni kombëtar nuk po degjohet më...!!!”, shkruan mandej këngëtari korçar i cili akuzon median se po tenton t’u rrënjosë diçka të re shqiptarëve duke zhdukur kësisoj himnin përfaqësues.

“Nuk e di se c'farë interesa kanë këto media të mëdhaja që transmetojne me mijëra herë këngën Kuq e Zi, për t’i rrënjosur me "dhunë" diçka të re shqiptarëve, sidomos të rinjve, dhe pse duan ta zhdukin himnin përfaqesues prej me shume se 100 vjetësh, të Kombit tonë?

Nuk di asnjë kombetare futbolli (apo çdo lloj sporti dhe arti, në përfaqësime ndërkombetare), të asnjë shteti, që të mos përfaqesohet nga himni kombëtar!

Pse duam të jemi gjithmonë dy dhe jo një?! “, pyet Stefi edhe të vëllanë Endri Stefin .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon producentja e “Dancing”: Fituesit veç çmimit, kupë floriri prej 15 milionë lekësh dhe çdo vit 1000 euro. Ja dokumentacioni
Ja nga kush TV informohet Berisha, ndërsa pyet se cila ishte çanta me drogë e Tahirit brenda avionit »
Article Logic
Execution time: 0.004464864730835
array(1) { ["section"]=> string(98) "vellezerit-korcare-sulmojne-himnin-kuq-e-zi-shqiptaret-kane-harruar-qe-e-kishin-nje-kombetar-19232" }