Vendet e Ballkanit, partneritet gazi për të reduktuar varësinë nga Rusia

Publikuar tek: ekonomi, më 15:29 12-03-2015 Vendet e Ballkanit, partneritet gazi për të reduktuar varësinë nga Rusia

Vendet ballkanike në detin Adriatik planifikojnë të ndërtojnë një gazsjellës dhe të lidhen mes tyre, lëvizje e cila mund të ndihmojë të reduktojë varësinë e Evropës nga importet e energjisë nga Rusia.


Kroacia dhe Mali i Zi planifikon të ndërtojë rreth 700 mln euro rrugë shpërndarje gazi rreth bregut dhe lidhje me TAP e ardhshëm në 2020, Ministri i ekonomisë Vrdoljak dhe homologu i tij malazez Vladimir Kavaric than ë një intervistë disa ditë më pare, transmeton Monitor.

“ Të gjithë shtetet në rajon duan të lidhen me TAP”- ka thënë Kavaric, duke shtuar se kjo është një mundësi për Malin e Zi, që të përfitojë nga gazi në nevojat e së ardhmes.
Projekti i shpërndarjës së gazit azer në Evropë i njohur si TAP, mbetet i vetmi plan gazsjellës që do shpërndajë gazin në rajon, pasi fitoi mbi konkurentin Nebucco në 2013. Në dhjetor Rusia ndaloi punimet e gazsjellësit South Stream, i cili u projektua të shpërndante gaz direct në Evropë nëpërmjet Detit të Zi.

Eksplorimet

Mali i Zi dhe Kroacia po i mbarojnë tenderat për gjetje dhe eksplorimit të gazit. Qeveria në Zagreb në janar dha licenca për kompaninë INA d.d, si dhe për konsorciumet e Oil dhe OMV, si dhe Eni SpA dhe Medoilgas për të shqyrtuar 10 blloqe për pesë vjet.
Shqipëria shfrytëzon naftën me partnerët kanadeze Bankers Petroleum Ltd dhe Petromanas Energy Inc.
800 kilometrash (500-milje) rrugë e TAP-it do të kalojnë nga Turqia, Greqia dhe Shqipëria, për në Itali.
“Ka një vullnet politik, ne kemi nevojë për të mbledhur investitorët, dhe rregullatorët tona po diskutojnë kostot e tranzitit të gazit”, tha Vrdoljak. “Ne gjithashtu do të donim të përfshinim Bosnje-Hercegovinën në këtë projekt, me një lidhës në Ploce”, deklaroi ai.
Një interkoneksion do të çonte nga qyteti shqiptar i Fierit në drejtim të Malit të Zi dhe më tej për në Kroaci, duke bashkuar tubacionet ekzistues në Split dhe duke përfunduar në ishullin verior të Adriatikut Krk. Kroacia planifikon të ndërtojë një terminal të lëngshëm të gazit natyror në Krk dhe ta lidhë atë me firmën polake LNG në 2020.

Rëndësia strategjike

Shtetet ballkanike janë ndër më të rëndësishmit nga ana strategjike për sigurinë e energjisë në Evropë. Kështu ka deklaruar për Bloomberg Amos Hochstein, asistent sekretari për Diplomacinë e Energjitikë të SHBA-së.
“Zhvillimi i eksplorimeve potenciale nga terminali LNG dhe sigurimi i gazsjellësave të lidhur me njëri-tjetrin mes shteteve, do të krijojë diversitet dhe konkurencë”- tha Hochstein, duke shtuar se ky është një gurthemeli për sigurimin e energjisë për të gjithë rajonin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050379991531372
array(1) { ["section"]=> string(76) "vendet-e-ballkanit-partneritet-gazi-per-te-reduktuar-varesine-nga-rusia-5694" }