Vendet më raciste në SHBA, sipas Google

Publikuar tek: bota, më 21:58 28-04-2015 Vendet më raciste në SHBA, sipas Google

Protestat e dhunshme në Baltimore të SHBA-së, pas vdekjes së një afro-amerikani në qelinë e paraburgimit, kanë rikthyer në vëmëndjen e amerikanëve ndasitë dhe racizmin që ekziston në këtë vend ndaj njerëzve me ngjyrë.

Një studim i publikuar në Plos One tregon zonat në të cilat ka një përqindje më të lartë të racizmit se mesatarja. Shkencëtari Seth Stephens-Davidowitz ka përdorur një metodologji interesante për të matur përqindjen e racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë në SHBA. Ai ka mbledhur të dhënat nga çdo shtet për kërkimet që qytetarët bëjnë në Google për fjalën “nig*er” dhe ka rezultuar kjo fjalë kërkohet më shumë në shtetet verilindore dhe juglindore të SHBA-së.

Davidowitz sqaron se jo çdo kërkim i kësaj fjale në Google kryhet nga racistët, por megjithatë kjo metod sipas tij jep të dhëna më të sakta se sa t’i pyesësh personalisht njerëzit janë ose jo racistë, pasi përgjigja në shumicë do të ishte padiskutim jo.

Kërkimet raciste të pasqyruara edhe në hartë janë të përqëndruara kryesisht përgjatë maleve Apalashe nga Georgia në drejtim të New York-ut dhe në Vermont-in jugor. Vatra të tjera raciste shfaqen në pjesën e sipërme të gadishillit të Michigan-it dhe në pjesën më të madhe të Ohio-s.

Sipas këtij studimi, në këtë zona të cilat shfaqen me ngjyrë të kuqe në hartë, kishte një rritje me 8.2% të vdekjeve të afro-amerikanëve, edhe pse studiuesit theksojnë se personat që kërkojnë në google për “N”, nuk do të thotë që janë të lidhur drejtpërdrejtë me vdekjen e afro-amerikanëve.

Bazuar në hartë, pjesa perëndimore e SHBA-së rezulton më pak raciste ndaj njerëzve me ngjyrë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029587984085083
array(1) { ["section"]=> string(43) "vendet-me-raciste-ne-shba-sipas-google-9905" }