Vendi i parë/ Video virale me vajzën nga Kenia, flet Luiza Gega: Kam vrapuar e mërzitur, s’mund të hidhni poshtë sakrificat e mia

Publikuar tek: barometri, më 08:16 10-10-2018 Vendi i parë/ Video virale me vajzën nga Kenia, flet Luiza Gega: Kam vrapuar e mërzitur, s’mund të hidhni poshtë sakrificat e mia

Nga Anta Muçaku për newsbomb.al

 

Në rrjetet sociale e mediet online po bëhet virale një video ku një nga moderatorët e Maratonës së Tiranës ngatërrohet dhe ia jep çmimin e parë garueses nga Kenia por organizatorët e njoftojnë në kohë për ngatërresën dhe moderatori korrigjohet menjëherë duke i kërkuar vajzës ta mirëkuptojë ndërkohë që bën me dije se fituesja është Luiza Gega.

Skeptikët e shumtë, por edhe medie që përfitojnë nga rasti të bëjnë “pak opozitë” ndaj Erion Veliajt e kanë cilësuar këtë gjë si të padrejtë duke pretenduar se çmimi i takonte vrapueses nga Kenia e duke cënuar kështu si pa dashur, Luiza Gegën, garuesen që na ka bërë krenarë në faqe të botës me rezultatet e saj, fituesen e medaljes së Artë në Lojërat Mesdhetare, nënkampionen e Europës.

Newsbomb.al kontaktoi me vetë garuesen Luiza Gega e cila fill pas garës të së dielës tha se ishte bërë një ngatërresë dhe se ajo ishte nisur me vonesë e megjithatë ia kishte dalë të realizonte kohën më të mirë.

Për newsbomb.al, Luiza Gega ka rrëfyer se koha e saj, e konfirmuar nga Federata Botërore është 38 sekonda më e shpejtë se e kenianes e cila doli e dyta.

Kjo garë nuk i sillte asgjë në karrierë Luizës por megjithatë ajo ka pranuar dhe është stërvitur intensivisht vetëm se bëhej fjalë për të vrapuar për vendin e saj.

INTERVISTA e PLOTË për newsbomb.al:

Po bëhet virale një video me vajzën nga Kenia që presupozohet se i është marrë çmimi padrejtësisht. Unë e kam ndjekur atë ditë reagimin tuaj por do doja një sqarim më të detajuar për atë që ndodhi në garën e Maratonës në mënyrë që edhe publiku të jetë i qartë. A mund të më thuash, si ndodhi kjo ngatërresë?

Për gabim të organizatorëve gara filloi para orarit të caktuar, më saktë në orën 8:55 ndryshe nga çfare ishte vendosur, në oren 9:00.

Për këtë arsye nuk isha në vijën e startit dhe kam filluar të garoj 58sec pasi është shkrepur pistoleta.

Për këtë çështje kam bërë ankesë tek organizatoret pasi shkaterruan të gjithe taktikën e garës.

Pavarësisht kësaj teknikisht koha matet me Chip (GPS) dhe kronometrimi fillon në momentin kur kalohet porta e startit dhe përfundon në momentin kur atleti kalon vijën e finishit.

Pra pistoleta është vetem simbolike e fillimit të një gare por jo matja e atleteve.

Koha ime e konfirmuar nga federata botërore është 38 sec më e shpejtë se e Kenianes e cila doli e dytë.  (Linku i rezultateve https://esportevents.gr/events/events.php?id=733

Nëse keniania do të donte të dilte e para e do të kishte mundesi potenciale me vrapu më shpejt se une duhet ta bënte por aq ishin mundësitë e saj.

S'e kuptoj se pse ky diskutim kur kam vrapuar më shpejt se kushdo tjetër në gare dhe ka aludime të tilla që s’i bëjnë mire as vendit e as mua si sportiste.

Ka maratona në botë që vrapohet me 30. 000- 40. 000 që nuk mund të nisen të gjithë menjëherë por renditja në fund bëhet sipas kohës në vijën e finishit.

A të erdhi në ndonjë moment “ta lije fare” atë çmim, nisur edhe nga fakti që garuesja nga Kenia u prek dhe zbriti nga podiumi...

Unë jam sportiste e nivelit boteror dhe kurrë po kurrë ama, s’do ia lejoja vetes të merrja diçka që s’më takonte, këtë ua siguroj me 1000%. Por unë kisha rreth dy muaj që stërvitesha paradite mbasdite për këtë garë dhe koha ime rezultoi të ishte më e shpejta dhe pse si vend u rendita e dyta sepse vetëm njërën nga vajzat arrita ta kaloj, sepse u nisën 250 metra para meje. Koha më e shpejtë është fituesja në të tilla gara dhe nuk kishte arsye ta lija podiumin.

Dhe për diçka të jeni të sigurtë, që qoftë menxheri apo trajneri i vajzës që ishin aty, nuk do lejonin që unë të hipja në podium nëqoftë se s’do ishte e drejtë, siç s’do ta bënte as trajneri im.

Çfarë do u thonit skeptikëve por edhe atyre që s’rreshtën së besuari tek ti?

Nëqoftë se do ishte dikush që vertet e kupton sportin s’do mendonte kurrsesi qe Luiza donte të zbriste nga podiumi vajzën nga Kenia, sinqerisht s’do ta doja kurrë diçka që s’e meritoj. Kam vrapuar shumë e mërzitur gjatë gjithë garës dhe kur shikoja që i kisha aq shumë larg vajzat kundërshtare më demotivonte shumë, por kam pasur aq shumë mbështetje gjatë rrugës nga njerëzit që më bënë të jap maksimumin tim, duke bërë që njërën nga vajzat ta lë mbrapa dhe tjetrës t’i afrohem shumë por duke e kaluar shumë sekonda me kohë. Kam marrë shume urime dhe i falenderoj shumë shumë. Gjithsesi do ketë gjithmone dhe nga ato qe do dalin kundër sepse kudo ka dhe nga ato, shpesh here shikoj komente negative kur dal dhe e para në Mesdhe apo e dyta në Europë jo me këtu dhe me një garë me ngatarresë të tillë.

Jam pak e mërzitur sepse çdo gjë e kam arritur me shumë mund dhe nuk mundet kurrsesi që një garë e cila nuk ka rëndësi për karrierën time, por vetëm se bëhej fjalë për vendin tim, vetëm për këtë arsye kam vrapuar me dëshirë të madhe, të hedhë poshtë shumë arritje dhe sakrifica të miat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024291038513184
array(1) { ["section"]=> string(132) "vendi-i-pare-video-virale-me-vajzen-nga-kenia-flet-luiza-gega-kam-vrapuar-e-merzitur-s-mund-te-hidhni-poshte-sakrificat-e-mia-137253" }